Ministria e Integrimit, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe GTZ( Shoqëria gjermane për bashkëpunim teknik), publikoi sot nisjen e një konkursi me studentë të fakultetit të Shkencave Sociale, Ekonomisë dhe Drejtësisë, të cilët do të japin me shkrim këndvështrimin e tyre rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Ministria e Integrimit, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe GTZ( Shoqëria gjermane për bashkëpunim teknik), publikoi sot nisjen e një konkursi me studentë të fakultetit të Shkencave Sociale, Ekonomisë dhe Drejtësisë, të cilët do të japin me shkrim këndvështrimin e tyre rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Integrimit, në këtë konkurs mund të marrin pjesë studentë të vitit të tretë dhe të katërt të këtyre fakulteteve, të cilët do të kenë në dispozicion materiale të Qendrës së Informacionit dhe Dokumentacionit pranë kësaj ministrie.
Qëllimi i këtij aktiviteti është përfshirja e studentëve në çështjet e integrimit, pikërisht në kohën kur procesi ka kaluar në një fazë të rëndësishme të tij, hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Në ceremoninë e organizuar në shpalljen e këtij konkursi morën pjesë edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, etj.
Ndër temat kryesore të esesë në këtë konkurs janë përfundimi i procesit të ratifikimit të MSA-së, përfitimet dhe detyrimet që burojnë prej saj, Shqipëria në BE, të prirur për të qenë sa më shpejt anëtarë apo për të përmbushur cilësisht reformat, procesi i integrimit europian, proces i vullnetit politik apo i zhvillimit funksional
Ese-të do të vlerësohen nga një juri me ekspertë të Ministrisë së Integrimit dhe Universitetit të Tiranës .
Çmimi i parë do të jetë një shkollë verore studimi në Gjermani për një periudhë kohe katërjavore, me seminare rreth procesit të integrimit, komunikimit ndërkulturor, tregut të përbashkët, etj.
Kreditet e këtyre seminareve janë të vlefshme për studentët në provimet e mëtejshme të tyre rreth çështjeve të integrimit europian. Çmimi i dytë do të jetë një kurs gjuhe gjermane Niveli i Parë (ose i avancuar, nëse fituesi ka njohuri gjuhe), që do të ofrohet nga Deutschzentrum - Zyra e Projekteve të Institutit Goethe, ndërsa çmimi i tretë një paketë