Fshati Strimnicë graviton në Komunën e Zhelinës. Ky fshat shtrihet rrënzë Malit të Thatë 7 kilometra larg Tetovës, numëron mbi 450 shtëpi dhe mbi 2.500 banorë. Daton prej mesjetës së hershme që sipas shumë historianëve ky fshat është quajtur LULISHT.
Prof. Ismet Jonuzi-Krosi
Botuar më: 2002
Mërgimtarët aktivë për të ndihmuar vendlindjen
Dr. Hazim Shabanoviç Krajista Isa-Beg ishakovica zbirni katastarski popis iz 1455 na jep të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455, ky fshat haset me emrin ISTRAMXHI dhe ka pasur 32 familje, 2 të pamartuar dhe me të ardhura vjetore prej 3025 akçë/ ndërsa nëpër defterët e Perandorisë osmane e hasim STRUMESHNICA kurse më vonë me emrin e sotëm Strimnica dhe atë me sa vijon: më 1452/53 kanë jetuar 32 familje dhe 2 të pamartuar, më 1467/68 kanë jetuar 35 familje, 2 të pamartuar dhe 4 vejusha, më 1544/45 kanë jetuar 23 familje, 1 të pamartuar dhe 1 vejushë, më 1568/69 kanë jetuar 10 familje dhe 3 të pamartuar. Por, në vitin 1941 haset me emrin LULISHTE, për të gjitha këto prof.dr. Fauzi Skendri që jep shpjegime të hollësishme në librin Pikëpamjet demografike të popullsisë së Komunës së Bërvenicës-Çabej-Tetovë 2001.
Fshati Strimnicë graviton në Komunën e Zhelinës. Ky fshat shtrihet rrënzë Malit të Thatë 7 kilometra larg Tetovës, numëron mbi 450 shtëpi dhe mbi 2.500 banorë. Daton prej mesjetës së hershme që sipas shumë historianëve ky fshat është quajtur LULISHT. Fshat që shtrihet në fushën e Pollogut ku lumi Vardar e ndanë fshatin dhe fushat pjellore. Ka Bashkësinë vendore, sh.f IBRAHIM TEMO dhe atë me dy objekte, ai i vjetri është ndërtuar më 1978 dhe reja e ndërtuar me vetëkontribut nga strimnicasitku më 1991 ku mësimin e vijojnë 440 nxënës , ka dy Xhamia, klubin futbollistik MËRGIMTARI, që ndihmon në zhvillimin dhe ngritjen e vetëdijes sportive në këtë fshat që e kanë traditë me klubin në fjalë thuajse një dekadë. Edhe këtë fshat plaga e rëndë e kurebit e përfshinë me mbi 40 përqind e populates që gjenden me punë të përhokëshme jashtë vendit. Më të përqëndruar janë në vendet e Evropës perëndimore si dhe ka një familje në Amerikë e gjetiu.
Por, vlen të përmendet se mëgimtarët janë mjaftë aktiv për sa u përketë ndihmave të ndryshme drejtuar Strimnicës.
Rininia e fshatit, edhe pse me përgatitje adekuate arsimore si me të mesme dhe pjesa dërmuese me arsimim të lartë, nuk janë të puënsuar apo vetëm simbolikisht janë në administratën shtetërore me 1,5 %. Siç kuptuam se nga ky fshat ka vetëm tre police rezervë që presin të kenë edhe më shumë në përbërjen e policisë multietnike. Sketori privat i ekonomisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është pak i zhvilluar ku aktualisht funksionojnë afro 10 lokale afariste. Ka qumështoren e mirënjohur MUNEVERE e cila ndihmon që banorët e Strimnicës e që bënë grumbullimin e qumështit që merren me buqësi. Si në shumë vende të tejra edhe në arat e këtij fshati njëpërqindje simbolike mbeten të pa punuara. Në fushën pjellore të këtij fshati kultivohen shumë kultura si. si të grurit edhe pse kultivohen edhe rendimente tjera si specat, patatet, domatet, misër e të ngjashme. Atari i tokës së këtij fshati kufizohet me atë të Çellopekut, Leshnicës, Zhelinës, Falishtit dhe Saraqinës.
Infrastruktura
Me vetë kontribut është zgjidhur çështja e ujit për pije, por siç thotë anëtari i këshillit të bashkësisë vendore Iljas Iseni se janë realizuar disa takime mes përfaqësuesve të saj dhe udhëheqësisë komunale në Zhelinë dhe shumë organizata të ndryshme humanitare që veprojnë tek ne për tu sanuar rrjeti i ujit për pije. Mbi 90 % e strimnicasve janë me lidhje telefonike. Ndriçimi publik I këtij fshati është aty-këtu i rregulluar edhe pse presin që të intervenohet nga vetë komuna e Zhelinës e në veçanti për ndërrimin e rrjetit elektrik. Rrugët janë të shruara me asfalt, që nënkuptohet se është në shkatërrim e sipër e që kërkon sanime.
Por, buqit e këtij fshati kanë një problem të përhershëm me ujërat për ujitjen e fushave edhe pse kanë tokë pjellore respektivisht ujitjen e arave e bëjnë me motora nga vetë lumi Vardar, kanë besim se një ditë edhe ky problem madhor do të zgjidhet në interes të buqive ngase nuk mundin ta shfrytëzojnë sistemin e ujitjes të qytetit që siç thonë 50% mbeten pashërbimin e këtij sistemi me gypa për ujitje. Si në shumë fshatrat e Pollogut po ashtu edhe në Strimnicë është evidente çështja e deponisë së mbeturinave që kërkon zgjidhje adekuate në nivel komunal, por rrethant dhe realiteti objektiv e bëjnë të veten edhe pse siç shprehen banorët e këtij fshati se ky problem na preokupon të gjithve ngase individ të papërgjegjshëm e ndotin shtarit e lumit Vardar nga i cili dikur kanë mund të pijnë ujë ndërsa sot edhe nuk mund të afrohen pranë brigjeve nga mbeturinat, por falë formave individuale ia dalin disi edhe pse ka iniciativë që të gjendet një deponi për ta mënjanuar këtë dukuri të shëmtuar. Është karakteristike se banorët e këtij fshati, Bashkësia vendore dhe dy këshiltarët komunalë i kanë të harmonizuara qëndrimet dhe kërkesat për të mirën e vet fshatit me komunën e Zhelinës.
ME PROBLEME SERIOZE BALLAFAQOHET SHKOLLA FILLORE IBRAHIM TEMO
Mësuesit Xhevahir Zilbehari dhe Neim Aliu anëtarë të organizatës ilegale politike kombëtare BESA e cila ka vepruar prej 1936 deri më 1944 që të dy nga Lulishtja (Strimnica), por mësuesi Xhevahir Zilbehari po ashtu ka qenë edhe anëtar në Organizatën Ilegale Politike Kombëtare LIRIA e udhëhequr nga Sadudin Gjura. Pra, mësuesi Xhevahir ka qenë i dënuar nga pushteti komunist, por deri ne vdekje ky atdhetar kurrë nuk është pajtuar me sllavokomunizmin dhe se mbetet simbol i dijes, përparimit e qendrueshmërisë shqiptare në trevën e Pollogut e më gjerë edhe pse historiografia shqiptare fare nuk e ka ndriçiuar këtë figurë komplekse.
Shkolla filloreIBRAHIM TEMO ku mësimin e ndjekin 440 nxënës, 18 paralele si dhe 2 paralele parashkollore mësohet në dy ndërrime ka të punësuar 25 mësimdhënës dhe 4 punëtorë teknikë prej të cilve 12 me fakultete, 10 me shkolla të larta dhe tre me kualifikeme jopërkatëse dhe atë në lëndën e edukatës së muzikës, gjuhës angleze dhe informatikës. Shkolla e Strimnicës është ndërtuar më 1978 respektivisht e reja më 1991 me vetëkontributë nga banorët e saj. Kushtet për procesin edukativo-arsimor thuajse janë në gjendje të mjerueshme që për të flet pamja e çatisë së këtij objekti që as për së afërmi nuk I plotëson kushtet për standarde.

Siç kuptuojmë nga drejtori kësaj shkolle Fuat Abdiu se deri më sot janë shtruar kërkesa për sanimin e këtij objekti që nuk kanë hasur në mirëkuptim, ai ndër të tjera thotë se : kërkesat për të intervenuar për sanimin e objektit nuk kanë hasur në mirëkuptim deri më sot edhe pse gjendja e çatisë, dyshemeve, dyerve, mureve e çka jo janë në shkatërrim e sipër, por shpresat se një ditë do të intervenohet besoni se kanë filluar të veniten. Është për të veçuar se vetëm dritaret i kanë të reja dhe atë falë investimit të CIMIC të regjimentit të forcave gjermane. Ndoshta Ministria e Arsimit republikane ende hamendet për një katastrofë e llojit të vet, një ditë do ta shoh të arsyeshme që të vijnë në terren e të binden me kushtet e mjerueshme të objektit tonë, edhe pse siç shprehet: mjetet mësimore për të mbajtur mësim thënë shkurtë nuk I kemi, u jemi drejtuar donatorëve të jashtëm dhe të brendshëm që veprojnë në Maqedoni dhe atë me projekte të gatshme si në UNHCR, Mercy corps, kontingjentit gjerman të Dhelprës së Kuqërremtë e shumë të tjerave. Me këtë rast thotë:shfrytëzoj rastin që edhe njëherë ti ftoj të gjithë arsimdashësit e me theks të veçantë organizatat e ndryshme që veprojnë në Maqedoni që këtë kërkesë tonën le ta marrin në konsideratë serioze ngase nxënësit e këtij fshati nuk kanë asnjë faj e dikush ti lë pas dore, prandaj është kohë e fundit që të ndërmerren hapa kenkrete për të realizuar projektet tona që janë me peshë jetike.
Drejtori i kësaj shkolle Fuat Abdiu shprehi indinjatën e tij për një numër të konsiderueshëm të nxënësve që prindërit i marrin me vete në mërgim edhe pse atje vazhdojnë shkollimin e ka shpresë se ata një ditë do ti kthehen vendlindjes që ti ndihmojnë. Po ashtu shkollimi i mesëm është bërë si shkollim i domosdoshëm që rezulton me vijimin masiv të shkollimit ku vlen të përmendet shkollimi i femrës. Nga ky fshat ka një numër të konsiderueshëm që ndjekin studimet si në UT, UEJL, në Shqipëri, Kosovë, Shkup e gjetiu edhe pse trasporti rrugor prej Tetove deri në Strimnicë qarkullon tri herë në ditë nga Ndërmarrje Publike Transportuese POLET.
Jeta kulturore
Në këtë fshat ka funksionuar Shoqëria kulturore artistike JEHONA që aktualisht nuk është duke funksionuar, që siç thonë të rinjt se një ditë do ta riaktivizojmë.
Klubi i futbollit MËRGIMTARI
Bashkëpunimi me qeversjen vednore dhe me Komunën e Zhelinës nëpërmjet të dy këshilltarëve nga ky fshat janë shumë të mira. Siç thonë pjesa dërmuese se jemi të lënë anash nga institucuionet e shetit, nuk na shohin me sy të mirë, na vizitojnë në kohën e zgjedhjeve, na premtojnë dhe asgjë thuajse nuk realizojnë për sa u përketë probloemeve madhore si të ujit për buqësi, rrugëve e kështu me radhë. Por, është karakteristike se ky fshat i ka raportet e mira me fshatrat fqinje Saraqinën dhe Falishtin që janë kryesisht me popullatë maqedonase.
Shtabi për mbrotjen civile gjatë tërë kohës së krizës së vitit të kaluar për fat të mirë nuk kanë pasur asnjë ekces ngase kanë qenë syçelur për gjithçka. Por, gëzon fakti se gjallëria e bujqive që kryejnë e obligimet pranverore të jep përshtypjen se këtu jeta ka marrë trajtën e rregullt. Si shumë fshtart e Pollogut edhe ky fshat me banorët e saj janë optimist dhe shpresojnë për ditë më të mira.