E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ushrimet fizike në shkallë të moderuar ulin stresin, pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës e të kancerit dhe madje shtojnë jetëgjatësinë. Por cila është shkalla e moderuar e këtyre ushtrimeve? Kërkime të reja tregojnë se dy viruse HPV përgjegjës për shumë prej kancereve në vezore, gjenden më shpesh mes grave të reja
Ushtrime fizike tė moderuara dhe Vaksina kundėr kancerit nė vezore














Ushrime fizike në shkallë të moderuar


Ushrimet fizike në shkallë të moderuar ulin stresin, pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës e të kancerit dhe madje shtojnë jetëgjatësinë. Por cila është shkalla e moderuar e këtyre ushtrimeve?


Shkencëtarët pranë universitetit të San Diegos morrën në shqyrtim rreth 100 burra e gra që kryenin ecje me shpejtësi të ndryshme. Rezultatet e studimit tregojnë se që shëndeti të përfitojë nga ushtrimet fizike njerëzit kanë nevojë të bëjnë mesatarisht 100 hapa për një minutë ecje të shpejtë.

Ekspertët e shëndetit këshillojnë që të rriturit duhet të kryejnë fizkulturë të paktën 30 minuta në ditë për 5 ditë të javës. Gjatë ecjes, pjesmarrësve në studim u matej edhe ritmi i të rrahurave të zemrës. Gjatë vëzhgimit, ekspertët përcaktuan se një shpejtësi ecjeje prej 100 hapash në minutë shtonte rrahjet e zemrës, dhe ndryshonte metabolizmin mjaftueshëm për t’i quajtur këto ushtrime të moderuara.

100 hapa në minutë do të thotë 3 mijë hapa në 30 minuta të kohës së fizkulturës. Eksperët thonë se çdo lloj sasie ushtrimesh fizike është e mirë për shëndentin, por ecja e shpejtë, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe funksionimin e mushkërive shumë më mirë sesa ecja e ndadalshme ose normale. Në se 3 mijë hapa pa ndërprerje për 30 minuta janë shumë fillimisht, ekspertët këshillojnë që të fillohet me 100 hapa për 1 minutë për vetëm 10 minuta dhe pastaj koha të vijë duke u shtuar çdo ditë derisa të arrihet niveli i rekomandueshëm për ushtrime të moderuara; 3 mijë hapa në 30 minuta.


Vakisina


Vaksina kundër kancerit në vezore


Kërkime të reja tregojnë se dy viruse HPV përgjegjës për shumë prej kancereve në vezore, gjenden më shpesh mes grave të reja. Por tani që vajzat mund të mbrojnë veten nga këto viruse të rrezikshme me vaksinën Gardasil, disa ekspertë thonë se ato mund të presin pak më gjatë, ndoshta deri në moshën 25 vjeçare, për të filluar të kontrollohen për kancer në vezore.

Shkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 100 lloje virusesh HPV që shkaktojnë kancer në vezore, por dy prej tyre janë përgjegjës për 70 përqind të të gjitha rasteve të këtij lloj kanceri.

Gjatë një studimi me pjesmarrjen e 2 mijë grave të diagnostikuar me kancer në vezore, shkencëtarët pranë universitetit të shtetit Nju Meksiko, arritën në përfundimin se këto dy viruse HPV preknin pacientet në moshë të re.

Gratë me virusin HPV 16 ishin diagnostikuar me kancer në vezore rreth një moshe mesatare 48 vjeç dhe ato me virusin HPV 18 ishin diagnostikuar më herët, rreth moshës 46 vjeç. Ndërsa gratë, tek të cilat kanceri ishte shkaktuar nga viruse të tjera HPV, kishin filluar të diagnostikoheshin jo përpara moshës 52 vjeç.

Shkencëtarët thonë vajzat që ishin imunizuar me Gardsil, vaksinë që i mbron ato ndaj viruseve HPV 16 dhe HPV 18, mund të jenë në gjendje të fillojnë të kontrollohen për kancer në vezore në moshën 25 vjeç, dhe jo në moshën 18 e 21 vjeç siç është vepruar deri tani. Megjithatë, mjekë të tjerë thonë se ndryshimi i moshës së kontrollit për kancer në vezore është i parakohëshëm sepse më shumë se 75 përqind e vajzave nuk janë vaksinuar plotësisht me Gardsil, dhe se do të duhen vite derisa të vërtetohet sesa kohë zgjat mbrojtja që ofron kjo vaksinë.

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës, Uashington

Publikuar: 21.04.2009 | 15:52
Lexuar: 1438 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime