E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zgjedhje të parakohshme, ‘PO’ por në qershor pasi paraprakisht duhet përmbushur kushtet që kohë më parë i parashtroi opozita. Kështu lideri opozitar Branko Cërvenkovski, iu përgjigj thirrjes së mbrëmshme të kryeministrit Nikolla Gruevski për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Maqedoni, opozita kushtėzon zgjedhjet e parakohshme






Zgjedhje të parakohshme, ‘PO’ por në qershor pasi paraprakisht duhet përmbushur kushtet që kohë më parë i parashtroi opozita. Kështu lideri opozitar Branko Cërvenkovski, iu përgjigj thirrjes së mbrëmshme të kryeministrit Nikolla Gruevski për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Cërvenkovski përshëndeti deklaratën e Gruevskit dhe madje u shpreh i gatshëm që për hir të përshpejtimit të procedurës të heq dorë nga kërkesa e tyre e pestë e cila ka të bëj me largimin Ministrit të Drejtësisë dhe Kryetarit të Gjykatës Supreme nga Këshillit Gjyqësor Republikan. Sipas Cërvenkovskit zgjedhjet e parakohshme janë mënyra e vetme demokratike për zgjidhjen e krizës së thellë në të cilin sipas tij gjendet vendi. Ai madje shpalosi edhe afatet kohore për përmbushjen e kërkesave të partisë së tij, që do të krijonin kushte për zgjedhje të parakohshme.

“Zhbllokimi i llogarisë bankare të TV A1 dhe gazetave Vreme dhe Koha e Re. Kjo mund të zgjidhet vetëm me një telefonat të Gruevskit apo Manevskit në numrin e duhur. Formimin grupeve punuese për Ligjin për shpërndarjen e mjeteve buxhetore dhe Kodin zgjedhor. Kjo mund të realizohet deri më 15 mars. Të njëjtën ditë kur kjo të kryhet LSDM kthehet në parlament. Menjëherë në seancën e radhës formohet komision kuvendor për kontroll të listës zgjedhore dhe fillon procedura për miratimin e ligjeve. Në bazë të rregullores dhe Kushtetutës kjo procedurë do të zgjasë 30 ditë dhe atë në procedurë normale. Gjatë kësaj periudhe komisioni kuvendor do të kontrolloj listën zgjedhore. Gjithë kjo procedurë mund të përfundoj më së voni më 20 prill, kur edhe duhet të shpërbëhet parlamenti, dhe me këtë do të përmbushen kushtet për zgjedhje të parakohshme kah mesi i qershorit”, deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar LSDM-së.

Pas zbardhjes së afateve, Cërvenkovski tha se tani fjalën e ka Gruevski për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike pasi në çdo variant tjetër sipas kreut të LSDM-së situata mund të radikalizohet.

“Ky është një plan serioz me afate konkrete. Tani Ju e keni fjalën. Në rast se jeni të sinqertë dhe dëshironi të ballafaqohemi me popullin në zgjedhje të lira dhe demokratike, dëshmojeni këtë. Pranojeni këtë propozim dhe të fillojmë me punë. Të shkojmë në zgjedhje në qershor”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar I LSDM-së.
VMRO-DPMNE ofron që zgjedhjet të mbahen në afatin sa më të shkurtër kohor, deklaruan sot nga partia e Gruevskit , i cili mbrëmë i propozoi zgjedhjet ndërsa i bëri thirrje opozitës së kryesuar nga LSDM-ja që të kthehet në Parlament dhe të miratohen ndryshimet e Kodit zgjedhor pas së cilës do të mbahej votimi.

"Në momentin kur do të vijnë në Kuvend do ta shpërndajnë Parlamentin", deklarojnë nga VMRO-DPMNE duke theksuar se bojkotimi dhe kushtëzimet nga ana e opozitës krijuan probleme dhe presione të cilat u reflektuan në gjithë shoqërinë. VMRO-DPMNE së bashku me BDI-në dhe partitë më të vogla kanë shumicë në Parlament, e cila edhe pa opozitën mund ta votojë shpërndarjen e Parlamentit. Nga partia e Ahmetit thonë se qëndrimi i saj për zgjedhje do të del nga mbledhja e organeve të larta partiake. Nëse partitë politike pajtohen, zgjedhjet e parakohshme, sipas Kushtetutës, duhet të mbahen më së voni 60 ditë nga shpërbërja e institucionit ligjvënës. Bedri Rexhallari, Alsat-M

Publikuar: 21.02.2011 | 20:31
Lexuar: 209 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime