Megjithatë, jozyrtarisht, sipas asaj që raporton Klan Kosova, mësohet se përbërja e ekzekutivit të ri do ta ketë Edita Tahirin, si zëvendëskryeministre për njohje dhe politikë të jashtme; Hajredin Kuçin, zëvendëskryeministër për rend e ligj; Bujar Bukoshin, zëvendëskryeministër për zhvillim ekonomik dhe Slobodan Petrovicin, zëvendëskryeministër për kthim.
Përbërja e Qeverisë "Thaçi 2"?
Edhe pse është pritur që sot PDK, përmes një konference për medie të paralajmëruar për orën 10:30, të publikojë listën e emrave të ministrave për ministritë e ekzekutivit të ri, kjo gjë nuk ndodhi dhe konferenca u anulua.
Megjithatë, jozyrtarisht, sipas asaj që raporton Klan Kosova, mësohet se përbërja e ekzekutivit të ri do ta ketë Edita Tahirin, si zëvendëskryeministre për njohje dhe politikë të jashtme; Hajredin Kuçin, zëvendëskryeministër për rend e ligj; Bujar Bukoshin, zëvendëskryeministër për zhvillim ekonomik dhe Slobodan Petrovicin, zëvendëskryeministër për kthim.
Gjithnjë sipas Klan Kosova, ministër i integrimeve do të jetë Enver Hoxhaj; ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja; ministre e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku; ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi; ministër i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi; ministër i Kthimit dhe Komuniteteve, Sasha Rasic; ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi; ministër për Infrastrukturë, Fehmi Mujota; ministër për Kulturë, Rini dhe Sport, Memli Krasniqi; ministër i Pushtetit Lokal, Mahir Yagcilar; ministër i Administratës Publike, Nenad Rasic; ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.
Ministër i Ekonomisë, Besim Beqaj; ministër i Financave, Bedri Hamza; ministër i Shëndetësisë, Ferid Agani; ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku; ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci.