E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Barkodet do të jenë shifra numerike, të cilat do të dërgohen në shkolla në mbyllje të vitit mësimor, ndërsa nxënësit do të mësojnë numrin e tyre unik një ditë pas mbylljes së vitit shkollor 2010- 2011.
Matura 2011, kode unike pėr maturantėt


Identifikimi i maturantëve në provimet me zgjedhje dhe ato të detyruara të Maturës Shtetërore do të bëhet nëpërmjet kodeve.

Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve bën të ditur se këta numra identifikimi do të jenë unikë.

Barkodet do të jenë shifra numerike, të cilat do të dërgohen në shkolla në mbyllje të vitit mësimor, ndërsa nxënësit do të mësojnë numrin e tyre unik një ditë pas mbylljes së vitit shkollor 2010- 2011.

Për të orientuar nxënësit në zgjedhjen e programeve të duhura në bazë të aftësive, do të zhvillohet procesi i këshillimit të karrierës, ndërkohë që në shkolla do të zhvillohen konsultimet sipas grafikëve të përcaktuar.

Maturantët kanë nisur konsultimet për dy provimet e detyruara, ndërsa për lëndët me zgjedhje periudha e përgatitjes me mësuesit do të zhvillohet e grupuar sipas preferencave të përzgjedhura nga vetë maturantët.

Gjatë kësaj faze mësuesit e lëndëve përkatëse do të orientojnë maturantët në lidhje me temat që duhet të mësojnë dhe që kanë peshën më të madhe të tezës së provimit. Kjo bazuar në programet orientuese që janë hartuar nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, që tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla

Publikuar: 22.02.2011 | 14:22
Lexuar: 788 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime