E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ligjëratën, me iniciativë të udhëheqësisë së institucionit publik "Gëzimi fëmijëror” në të cilin funksionojnë dy kopshtet në Gostivar, e mbajti Dr Vojisllav Ognjanoski - epidemiolog nga shërbimi i Qendrës për shëndet publik.
Ligjėratė pėr parandalimin e gripit nė kopshte








Në kopshtin e fëmijëve "Pranvera", u mbajt ligjëratë për masat parandaluese të përhapjes së virusit të gripit. Në sezonin e gripit, përkëdhelëset nga kopshtet e Gostivarit mësuan se si të zvogëlohet rreziku nga kontaminimi në vendin e punës dhe si të mbrohen fëmijët nga virusi.

Ligjëratën, me iniciativë të udhëheqësisë së institucionit publik "Gëzimi fëmijëror” në të cilin funksionojnë dy kopshtet në Gostivar, e mbajti Dr Vojisllav Ognjanoski - epidemiolog nga shërbimi i Qendrës për shëndet publik.

Përkëdhelëset u njoftuan me situatën me gripin dhe me masat më të rëndësishme parandaluese. Nga ligjërata u dërguar apelk deri te prindërit që të respektojnë rregullat dhe fëmijët e sëmurë të mos I dërgojnë në kopsht.


"Edhe është sezoni i përhapjes së gripit, në kopshtet e fëmijëve nuk ka rritje të mungesës së fëmijëve për shkak të sëmundjes. Masat parandaluese në kohë janë ngritur në një nivel më të lartë dhe vazhdimisht konsultohemi me shërbimin epidemiologjik", thotë drejtoresha e IPF "Gëzimi fëmijëror”, Yllza Mislimi.

Sipas epidemiologut dr.Vojisllav Ognjanoski, në rajonin e Gostivarit aktualisht janë regjistruar rreth 500 raste të gripit, që sipas mjekëve është një shifër e zakonshme për këtë periudhë të vitit. Në mesin e të infektuarve nuk ka ndonjë numër të konsiderueshëm të fëmijëve të moshës parashkollore.

Publikuar: 22.02.2011 | 15:06
Lexuar: 607 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime