E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komisioni ka përkrahje dhe pëlqim të pa rezervë nga Kryetari i Komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani në lidhje me aktivitetet e planifikuara.
Takim me konsulentė tė UNICEF-it







Konsulentja e jashtme pranë UNICEF-it Emily Wylde, më mjediset e Komunës, realizoi një takim pune ku u takua me anëtarët e Komisionit për të drejtat e fëmijëve pranë Komunës së Gostivarit, ku u diskutuan aktivitetet rrjedhëse rreth hartimit të Planit aksional lokal për të drejtat e fëmijëve, i cili është në fazën e përpilimit.

“Komisioni ka përkrahje dhe pëlqim të pa rezervë nga Kryetari i Komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani në lidhje me aktivitetet e planifikuara. Në Komunën e Gostivarit janë realizuar aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me edukimin e grupmoshave të ndryshme të fëmijëve, seminare, debate publike ekspozita të fëmijëve me nevoja të posaçme, manifestime kulturore të organizuara nga kopshti fëmijëve, si dhe janë përmirësuar kushtet hapsinore dhe sipërfaqet e gjelbëruara në disa shkolla”, theksoi koordinatori i këtij Komisioni, Qeramedin Selimi.

Plani aksional lokal për të drejtat e fëmijëve është duke u përpiluar në drejtim të identifikimit të nevojave që kanë fëmijët, grumbullimit të të dhënave, ku janë të kyçur përveç anëtarëve të komisionit edhe partnerë të tjerë të cilët janë specialist nga fusha të caktuara, nga sfera e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale si një nga komponentët më të rëndësishëm etj. dhe do të kalohet në fazën e analizave të të dhënave të cilat do të jenë pjesë përbërëse e këtij plani.

Publikuar: 22.02.2011 | 15:07
Lexuar: 507 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime