Në Sektorin e urbanizmit, parashohin që brenda vitit 2011 të fillojnë të punojnë edhe plane tjera urbanistike edhe atë: Ndryshim plotësimin e Planit Gjeneral Urbanistik të Gostivarit në disa blloqe urbane, PDU për Zonën VII dhe pjesë të Pitarnicës dhe Karagaçit, si dhe pjesën e cila në bazë të PGJU është paraparë si zonë industriale.
Sektori i urbanizmit pranë komunës së Gostivarit, gjatë vitit 2010 me sukses ka përfunduar 11 plane urbanistike prej të cilave 10 në qytet dhe një në fshatin Raven.
Në vijim janë edhe përpunimi i 21 procedurave të Planeve Urbanistike prej të cilave 6 plane janë para përfundimit të procedurës, kurse pjesa tjetër në faza të ndryshme. Krahas kësaj, gjatë vitit 2010 janë miratuar edhe 52 Plane urbanistike lokale.
Në Sektorin e urbanizmit, parashohin që brenda vitit 2011 të fillojnë të punojnë edhe plane tjera urbanistike edhe atë: Ndryshim plotësimin e Planit Gjeneral Urbanistik të Gostivarit në disa blloqe urbane, PDU për Zonën VII dhe pjesë të Pitarnicës dhe Karagaçit, si dhe pjesën e cila në bazë të PGJU është paraparë si zonë industriale.
Me fillimin e procedurës së përpunimit të planeve edhe të këtyre pjesëve të qytetit, mbi 80 % e territorit të qytetit të Gostivarit do të përfshihet me plane të reja urbanistike.
Në ueb faqe, në nënmenynë Plane urbanistike, do të gjeni Planin e azhurnuar gjeneral urbanistik dhe Planet e reja detale urbanistike për blloqe të caktuara urbane.