E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Emigrantët pa dokumente, për të cilët supozohet se janë nga Afganistani, kanë lundruar drejt Italisë, njoftoi policia e ishullit fqinj Korfuz.
Autoritetet greke shpėtuan rreth njėqind emigrantė ilegalė nė afėrsi tė Lefkadės










Roja bregdetare greke shpëtoi një grup prej njëqind emigrantë ilegalë, midis të cilëva ka gra dhe fëmijë, nga një anije e cila është fundosur në afërsi të ishullit Lefkada, në Detin Jon, njoftuan sot autoritetet lokale.

Emigrantët pa dokumente, për të cilët supozohet se janë nga Afganistani, kanë lundruar drejt Italisë, njoftoi policia e ishullit fqinj Korfuz.

Roja bregdetare ka dërguar barka shpëtimi pasi që anija mbrëmë ka dërguar thirrje për ndihmë.

Grupi i emigrantëve, në të cilin ka pasur mbi 20 gra dhe fëmijë, është vendosur në një hotel në Lefkada.

Një rus dhe dy ukrainas të cilët kanë qenë në anije janë arrestuar për shkak të dyshimit se janë marrë me kontrabandim të njerëzve.

Autoritetet greke çdo vit arrestojnë mijëra emigrantë nga Afrika, nga Lindja e Afërt dhe nënkontinenti indian, të cilët përmes kufirit turk apo përmes detit përpiqen të mbërrijnë në Evropën Perëndimore

Publikuar: 22.02.2011 | 15:50
Lexuar: 440 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime