Kampionja e gjashtëfishtë botërore në pishinat 25 metërshe dhe 20 herë kampione e Evropës në pishina të shkurta Marleen Veldhuis, në Amsterdam Swim Cup, për më pak se dy orë theu dy rekorde të botës...

Notarja holandeze Merlin Veldhus në kampionatin e hapur të Holandës ka arritur dy rekorde të reja botërore në disiplinat 50 metra flutur dhe stil i lirë.
Veldhus me kohën 25,33 sekonda, për 13 të qindtat e sekondës ka përmirësuar rekordin e deritashëm që e mbante suedezja Teres Alshamar. Më pas holandezja i notoi 50 metra stil i lirë për 23,96 sekonda që për vetëm një të qindtën e sekondës është kohë më e mirë se rekordi që mbante australianja, Lisbet Triket.