E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky fshat graviton në Komunën e Tetovës dhe se pjesa dërmuese trajtohet pjesë urbane dhe një pjesë e vogël zonë rurale, ka një këshilltar komunal i cili në bashkëpunim me Bashkësinë Vendore i koordinojnë punët në interes të përbashkët, ka mbi 1700 shtëpi dhe mbi 13000 banorë. Kufizohet me Lagjen e Teqes, Reçicën e Madhe, Rasadishtën, Gajren dhe Sëllarcën e Poshtme.
Reēica e Vogėl, fshat apo qytet - kjo ėshtė ēėshtja!?





Prof. Ismet Jonuzi-Krosi

Botuar më: 2003

“I ndarë në fshat dhe lagje qyteti, deri kur?!”

Reçica e Vogël me probleme të mëdha


Rrugës rajonale rrëzë Malit Sharr në përpjetën karakteristike ku pjerrtësia është e theksuar shtrihet fshati Reçicë e Vogël në jugperëndim të Tetovës që në këto dy dekadat e fundit ka filluar të shtrihet në fushat e dikurshme në hapësirën në mes të rrugës rajonale Tetovë-Pirok dhe magjistrales. Ky lokalitet nuk mund të dallohet se ku e ka vijën e ndarjes me Reçicën e Madhe.Reçica e Vogël në historiografi daton që nga shekulli i XI e më parë, e deri më sot.

Ky fshat graviton në Komunën e Tetovës dhe se pjesa dërmuese trajtohet pjesë urbane dhe një pjesë e vogël zonë rurale, ka një këshilltar komunal i cili në bashkëpunim me Bashkësinë Vendore i koordinojnë punët në interes të përbashkët, ka mbi 1700 shtëpi dhe mbi 13000 banorë. Kufizohet me Lagjen e Teqes, Reçicën e Madhe, Rasadishtën, Gajren dhe Sëllarcën e Poshtme.

HISTORIKU

Ky lokalitet përmendet në historiografi që në shekullin e XI gjegjësisht në periudhën e mbretit bizant ROMANI i III ARGIROS 1028-1034 dhe atë për shkak të Kishës së Shën Gjergjit e cila në vitin 1930 është rindërtuar, edhe pse ky lokalitet i lashtë ka pasur edhe dy kisha tjera, atë të Shën Mërisë dhe Shën e Diela, po ashtu përmendet edhe në kohën e mbretit Konstandin Aseni 1258-1277 si dhe në kohën e mbretit të Mesisë Millutin në vitin 1300 që kanë të bëjnë me dëshmitë për dhe rreth kishës së Shën Gjergjit. Në historiografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollogu të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455, fshati i sotëm Reçicë e Vogël përmendet me 66 shtëpi. Ndërsa, në defterët e osmanlinjve të shekullit XV përmenden Reçica e Vogël dhe Reçica e Madhe bashkë në vitet si: 1452/53 ka pasur 66 familje dhe 4 të pamartuar, më 1467/68 me 100 familje, 5 të pamartuar dhe 23 vejusha, më 1481/82 ka pasur 99 familje, 12 vejusha si dhe për herë të parë hasen 2 familje të fesë islame.

Por, hasen edhe të dhëna të ndara vetëm për Reçicën e Vogël ku janë këto të dhëna; 1452/53 ka pasur 29 familje, 6 të pamartuar dhe 1 vejushë, më 1467/68 ka pasur 31 familje, 2 të pamartuar dhe 4 vejusha, më 1481/82 kanë jetuar 30 familje dhe 3 vejusha si dhe për herë të parë është regjistruar 1 familje e fesë islame, më 1544/45 i hasim të dy lokalitetet me të njëjtin emër REÇICA ku njëra ka pasur 41 familje, 4 të pamartuar, 3 vejushe si dhe 9 familje të fesë islame, ndërsa lokaliteti tjetër ka pasur 14 familje, 4 të pamartuar, 1 vejushë si dhe 6 familje të fesë islame, më 1568/69 sërish i hasim me të njëjtin emër dhe atë njëra ka pasur 9 familje të krishtera, 5 të pamartuar dhe 2 familje të fesë islame kurse tjetri lokalitet me 11 familje të krishtera, 7 të pamartuar dhe 10 familje të fesë islame si dhe 2 të pamartuar. Poashtu edhe në rrafshin e dëshmive antropologjike e hasim të shënuar në dokumentet e shekullit XV-NT TD III /GJURO, biri i GONIT 366-TD 366 / Bozhik, biri i DERIKOZËS (DERIKOZA emër i gjinisë femërore i përbërë prej dy pjesësh nga shqip DERR dhe KOZA-sllavisht që do të thotë DHI, antroponimi i këtillë DERZ /DERR ka shtegtuar edhe te serbët në Kosovë DOSEF-ofiq nga DOSË (THI)/, GJURASH biri i ARNAUTIT, TD III 48/, DABIZHIV ARNAUT, TD III 80 për fshatin Reçicë.
INFRASTRUKTURA

Ky lokalitet ka karakteristikat e veta ngase trajtohet Lagje e qytetit të Tetovës gjegjësisht pjesa më e madhe ndërsa pjesa më e vogël mbetet zonë rurale dhe atë duke filluar nga Tregu u Kafshëve deri në përkufizimin me Reçicën e Madhe.

MBI 1500 NXËNËS NUK KANË SHKOLLË FILLORE

Edhe pse ka mbi 1500 nxënës që mësimin e ndjekin numri më i madh në shkollën fillore "Naim Frashëri" dhe pjesa tjetër në shkollën fillore "Përparimi" në Reçicë të Madhe, por siç kuptova nga kryetari i Bashkësisë Vendore Veli Pajaziti se për ndërtimin e godinës së shkollës që në vitin 2001 e kanë përfunduar projektin për ndërtimin e shkollës me të gjitha segmentet që të jetë bashkëkohore, por ky projekt ka ngelur në "pezullim" për shkak se lokacioni i caktuar e i paraparë në Reçicë të Vogël duhet të zgjidhet për nga natyra e pronësisë e ish-pronarëve të tokës që ka 10 mijë metra katrorë, e që është paraparë të kushtojë mbi 5 milionë e 400 mijë euro, me ndihmën e donatorëve të jashtme e të brendshëm, por ky projekt ka dështuar edhe pse kërkesat janë permanente se sot a nesër duhet të realizohet në interes të arsimimit fillor shqip ngase nga ky lokalitet ka me mijëra shkollarë filloristë, të mesmeve si dhe çdo familje ka nga një apo dy studentë në Universitetin e Tetovës dhe simbolikisht në atë të UEJL që nënkuptohet se i takojnë kësaj lagje si dhe dy shkollat e mesme ajo e Bujqësisë dhe e objekti i ri për shkollarët e mesëm të Mjekësisë e shumëçka ku vlen të përmendet Selia-dega e partisë në pushtet ajo e BDI-së, që pritet së shpejti të rrumbullakohet.

Busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdilselam Emini
ZHVILLIM I HOVSHËM I REÇICËS SË VOGËL

Ka tri xhami. Prej viteve 1980 deri në 1985 ky lokalitet me një dinamikë marramendëse është banuar nga të gjitha fshatrat e malësive si të Sharrit, malit të Thatë e më gjerë që morfologjia e lagjes Reçicë e Vogël është ARBËRIA e shekullit XXI. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka mbi 500 dhe atë të të gjitha sferave afariste si të prodhimeve, gjysmë prodhimeve, finalizimin e prodhimeve, tregtisë, shërbimeve të ndryshme, në mungesë të ambulancës së shëndetësisë ka ambulanca private të shëndetësisë me shumë drejtime mjekësore, është për t'u habitur se nuk kanë as postë për shërbimet elementare etj, që nënkuptohet se zhvillimi i hovshëm është me tendenca pozitive për punësime që ndikon dukshëm për banorët e saj dhe të rrethit edhe pse kërkohen investimet e domosdoshme si në shëndetësi, posta, shkolla e të ngjashme.

KANALIZIMI

Kanalizimi i ujërave fekale, ujërave të zeza dhe atyre atmosferik, edhe pse ky lokalitet është vendbanim që për dy dekada ka ndërruar në fizionominë e saj, edhe pse këtu janë paraparë të gjitha elementet urbane ngase trajtohet lagje më e re e Tetovës, por realiteti në terren të jep një pamje të mjerueshme, ngase rrugët të cilat janë riparuar në vitin 2000 e këndej nga Ndërmarrja Publike Komunale "Geoingenering" për këtë investim janë ndarë mjete të konsiderueshme financiare ku kanë participuar edhe vetë qytetarët që i përkasin zonës urbane si dhe ato të zonës rurale. Megjithatë, këto investime nuk përmbushin kushtet themelore ngase përpos rregullimit të rrugëve dhe rrugicave është evidente mungesa e infrastrukturës që është "mollë sherri", edhe pse Bashkësia Vendore ka shtruar një mori kërkesash për të zgjidhur këtë çështje jetike ku sipas kryetarit të Bashkësisë Vendore, Veli Pajaziti, ka mbi 12 km. të parapara sipas projektit i cili është hartuar dhe miratuar që më herët nga Këshilli komunal i Tetovës, por në terren gjerat nuk ndryshojnë në terren, që e gjithë kjo sjell revoltë e pakënaqësi se në kohën e stinës dimërore e në veçanti gjatë vërshimeve atmosferike në vjeshtë, dimër, pranverë si dhe gjatë verës këtij lokaliteti i japin pamjen e një vendbanimi ku çdo gjë rrjedh natyrshëm pa asnjë lloj strukture të rrjetit të kanalizimit që duhet ta ketë Reçica e Vogël. Por, këto shëmti të infrastrukturës sjellin edhe dëme serioze si nëpër rrugicat e shumta, oborret, bodrumet e çka jo ngase ujërat atmosferik, ato fekale dhe ujërat e zeza rrjedhin e bartin fëlliqësira të ndryshme që reflektohet për ndonjë katastrofë të llojit të vet, por nga e gjithë kjo Veli Pajaziti thotë ndër të tjera se nëpër disa rrugica është investuar dhe deri diku mënjanohen problemet akute, përmend investimet simbolike, por e gjithë kjo nuk i përmbushën kushtet e parapara me rrjetin e kanalizimit atmosferik të ujërave fekale, e të zeza, që sipas këshillit të bashkësisë vendore të cilët vazhdimisht insistojnë në rrumbullakimin e projektit të paraparë nga NPK"Goeingenering", por shpresa i mban se një ditë edhe do të investohet në këtë rrafsh e ta përmbyllin njëherë e përgjithmonë këtë problem madhor jetik ngase të gjitha kontributet e duhura shlyhen nga popullata e këtij lokaliteti.

UJI PËR PIJE

Kryetari i Bashkësisë Vendore Veli Pajaziti për çështjen e ujit për pije ndër të tjera më informoi se pjesa dërmuese furnizohen me ujin e NPK"TETOVA" dhe se kërkesat reale për nevojat e amvisërive të shumta dhe ndërmarrjeve janë të mëdha në veçanti gjatë stinës së verës e gjithë kjo argumentohet se dekadën e fundit janë ndërtuar qindra e qindra shtëpi të reja. Dy pjesë të lagjeve të Reçicës së Vogël me vetëkontribute kanë gjetur zgjidhje minimale për ujin për pije nga burimet e Malit Sharr, por kanë shpresë se së shpejti do të tejkalohet mungesa e ujit për pije. Si dëshmi e mungesës së ujit për pije përmendin se gjatë stinës së verës këtij lokaliteti i dalin në ndihmë duke u ofruar ujë me cisterna nga ana e NPK"TETOVA" për të cilin gjest u janë mirënjohës.

Prof. Ismet Jonuzi-Krosi
ASNJË INVESTIM NGA SHOQATA E NDRYSHME

Habit fakti se në Reçicë të Vogël asnjë metelik nuk është investuar nga shoqatat e ndryshme humanitare që veprojnë tek ne, thotë ndër të tjera i dëshpëruar e me plot mllef Veli Pajaziti e duke shtuar se si mundet nëpër lagje të ndryshme të Tetovës të investohet dhe janë të parapara nëpër agjendat e projekteve të ndryshme, që këtë e argumenton se kjo është mos përfillje ngase ky lokalitet është i banuar vetëm me shqiptarë apo ky lloj paradoksi në infrastrukturë, në godinën e shkollës, ambulancave të shëndetësisë, postave e të ngjashme duhet shqyrtuar me seriozitet që një ditë e më parë të fillohet me investimet praktike e jetike.

MBETURINAT

Mbeturinat aktualisht janë problem serioz ku më alarmante është gjendja në afërsi të Tregut të Kafshëve që është shkaktar kryesor i mbeturinave të shumta edhe pse NPK"TETOVA" jem maksimalisht kontributin e saj t'i bartën e t'i mënjanon këto mbeturina nëpër shumë lagje të këtij lokaliteti ku edhe kontejnerët e shumtë nuk ndihmojnë.

NDRIÇIMI PUBLIK DHE RRYMA

Ndriçimi publik relativisht i plotëson nevojat edhe pse ka ankesa të përhershme për tu sanuar defektet në terren. Në rrafshin e elektrifikimit ballafaqohen me mungesën e rrymës elektrike kanë nevojë dhe kërkesat e zhvillimit teknologjik kërkojnë investime të reja dhe se kanë shpresë se edhe këtë çështja do ta tejkalojnë në bashkëpunim me elektrodistribucionin e Tetovës.

BUJQËSIA

Banorët e këtij lokaliteti njihen si buq të vyeshëm me produktet, kulturat dhe rendimentet e ndryshme bujqësore si në ish-Jugosllavi po edhe në Luginën e Pollogut, por kanë telashe serioze me ujin për ujitjen e tokave të shumta pjellore. Nevojat dhe kërkesat i kanë detyruar që të hapin puse të shumta private nëpër fusha.

MËRGIMI

Sipas kryetarit të Bashkësisë Vendore për dallim nga fshatrat e tjerë të Luginës së Pollogut, ka një përqindje të konsiderueshme në mërgim dhe atë në shtetet e ndryshme të Evropës Perëndimore e gjetiu.

NDIHMAT SOCIALE

Edhe pse ka mbi 13000 banorë, në përqindje nuk dihet se sa familje marrin ndihma sociale.

TELEFONIA

Kanë të instaluar rrjetin tokësor të telefonave dhe se kanë nevojë të instalohen numra të rinj nga se rrjeti aktual është që para disa dekadash.

QYTETI I STUDENTËVE-MBURRJE E RECICËS SË VOGËL DHE MBARË SHQIPTARISË

Mburrja e reçicasve në rrafshin e çështjes së shkollimit kombëtar gjegjësisht të dëshmorit të arsimit që me nderime e përkujtojnë Abdylselam Eminin që u vra në mbrojtje të Universitetit të Tetovës, nga edhe njihet Reçica e Vogël si QYTETI I STUDENTIT ngase prej gjirit të saj dolën arsimdashësit që lëshuan objektet për mbajtjen e ligjëratave e ditën t'i dalin zot ashtu si e kanë zakon që tash është mburrje me pietetet, po ashtu edhe në shumë rrafshe kanë dhënë maksimumin e tyre human dhe solidaritetin si në pranimin dhe strehimin e mijërave ikanakëve nga Kosova që në këtë lokalitet funksionon dega e shoqatës humanitare "EL-HILAL", të luftës së vitit 2001 e të ngjashme ngase kanë edhe shumë kuadro të profileve të ndryshme shkencore deri në doktorë shkence.

Ky lokalitet, lagje apo fshat pret ndihmat në rrafshin e investimeve ngase janë vigjilent ndaj kërkesave dhe shlyerjes së obligimeve qytetare ndaj institucioneve shtetërore apo thënë hëpërhë siç thotë populli "VARËT E PA RRJEP", ndoshta Reçicën e Vogël së shpejti do ta shohim me projektet e realizuara në praktikë e të jetë lagje vërtet e Tetovës në shekullin XXI.

Publikuar: 22.02.2011 | 20:16
Lexuar: 1523 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime