E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kosova përballet me sfida të shumta dhe me një agjendë të mbushur plot. Në këtë drejtim, përqendrimi i Kryeministrit Thaçi në një agjendë substanciale e cila përshkruan një vizion për të ardhmen e Kosovës është jashtëzakonisht i mirëseardhur”.
SHBA: Qeverinė e re, e pret punė






Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, përmes një komunikate për medie, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e zgjedhjes së Presidentit dhe Kryeministrit të vendit.

“Ne i urojmë Kosovës dhe të gjithë atyre që janë zgjedhur për ta udhëhequr kombin, përmbylljen e suksesshme të këtij procesi epik të zgjedhjeve. Me zgjedhjet pas nesh për një të ardhme të parashikueshme, tani është koha që qeveria e re t'ia fillojë punës së qeverisjes”, thuhet në komunikatën e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Kosova përballet me sfida të shumta dhe me një agjendë të mbushur plot. Në këtë drejtim, përqendrimi i Kryeministrit Thaçi në një agjendë substanciale e cila përshkruan një vizion për të ardhmen e Kosovës është jashtëzakonisht i mirëseardhur”.

“Thirrja e Kryetarit Pacolli për zgjedhje të drejtë për drejtë të Kryetarit të Kosovës pasqyron një të kuptuar që është i përbashkët për të gjitha forcat politike në Kosovë, dhe një punë e hershme për këtë reformë do të jetë poashtu shumë e mirëseardhur. Si gjithmonë, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar qeverinë e re si mik dhe partner”, përfundon komunikata.

Publikuar: 23.02.2011 | 10:06
Lexuar: 200 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime