E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me këtë rast, janë marrë parasysh edhe faktorët e tjerë që mund ta rrisin, apo zvogëlojnë rrezikun nga kanceri, ku është parë se përdorimi i përditshëm i vajit të ullirit ndikon ndjeshëm në zvogëlimin e rrezikut nga paraqitja e kancerit. Në anën tjetër, është parë se qumështi, peshqit, mishi i pulës, vezët dhe margarina nuk rrisin rrezikun nga paraqitja e këtij kanceri.
Konsumimi i djathit





Te personat që konsumojnë më shumë se 53 gramë djathë në ditë rreziku nga paraqitja e kancerit të fshikës urinare është për 50% më i madh, derisa sasitë më të vogla se kjo nuk paraqesin rrezik, thonë shkencëtarët britanikë. Studimi i tyre ka përcjellë shprehitë ushqimore të 200 pacientëve me kancer të fshikës urinare, si dhe të 386 vullnetarëve.

Me këtë rast, janë marrë parasysh edhe faktorët e tjerë që mund ta rrisin, apo zvogëlojnë rrezikun nga kanceri, ku është parë se përdorimi i përditshëm i vajit të ullirit ndikon ndjeshëm në zvogëlimin e rrezikut nga paraqitja e kancerit. Në anën tjetër, është parë se qumështi, peshqit, mishi i pulës, vezët dhe margarina nuk rrisin rrezikun nga paraqitja e këtij kanceri.

Gjatë dekadave të fundit njerëzit janë duke konsumuar gjithnjë e më shumë djathë, kështu që derisa në vitin 1997 njerëzit mesatarisht hanin 103 gramë djathë në javë, në vitin 2009 është vërejtur një rritje deri në 116 gramë djathë në javë. Rezultatet e studimit janë botuar në revistën “European Journal of Cancer”.

Publikuar: 23.02.2011 | 10:48
Lexuar: 471 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime