E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jack Nicholson zgjohet vonë nga gjumi, ende tërheq femrat dhe në sheshin e xhirimeve bën atë që do. “Rolin e të moshuarit jepjani ndonjë tjetri”, thotë ai.
Jack Nicholson: Kam gjithēka, por jo njė familje



Duhet pak për ta ngritur nga karrigia e tij teksa sheh skuadrën e zemrës në basketboll, Los Angeles Lakers. Por ndonjëherë edhe Jack Nicholson duhet të shkojë të punojë. Kështu, pas një periudhe pushimesh, që kur xhiroi “The bucket list”, Jack, siç e thërrasin në Hollivud, u bind që të kthehej sërish në sheshin e xhirimeve.

Ai që e bindi ishte miku i tij James Brooks, që ka kontribuuar shumë edhe në fitoren e dy prej 3 çmimeve “Oskar” që ai ka fituar në karrierë. Sa për kuriozitet ai është aktori me numrin më të madh të kandidaturave për të fituar “Statujën e artë”, plot dhjetë.

Tani do ta shohim mes protagonistëve të komedisë romantike “How Do You Know” me Reese Witherspoon, Paul Rudd dhe Owen Wilson, ku luan rolin e një sipërmarrësi të paskrupullt që rrezikon të përfundojë në burg, për shkak të aktiviteteve të tij të paligjshme derisa bind të birin Rudy që të marrë përsipër akuzat dhe të shpëtojë ndërmarrjen nga falimentimi.

Nicholson, që në moshën 73-vjeçare nuk ka humbur asnjë gram nga vitaliteti i tij, mbetet besnik i imazhit të tij të krijuar prej vitesh në Hollivud, me syze dielli dhe një buzëqeshje rrëzëllitëse. Aktori ka bërë gjithçka për të bindur shtypin për virtytet e “How Do You Know”, që në Amerikë po pritet shumë mirë.

Ai nuk ka qejf të largohet nga Los Anxhelosi i tij dhe nga vila ku jeton prej pothuajse 30 vjetësh. Jeton vetëm, por i sheh shpesh 6 fëmijët e tij me moshë nga 18 deri në 47 vjeç, të pasura nga katër gra të ndryshme. Lidhja e tij e fundit zyrtare ka qenë me aktoren Lara Flynn Boyle, rreth dhjetë vjet më parë.

“Një joshës i madh” e cilësoi vite më parë revista “Rolling Stone” dhe Jack thotë se nga ajo kohë nuk ka ndryshuar asgjë. Ai vazhdon të jetë ashtu sërish. Gjithsesi e ka krijuar mitin e tij në Hollivud larg ekseseve dhe tërheqjes për gratë dhe askush nuk mund të mohojë se Nicholson është një profesionist i jashtëzakonshëm i kinemasë.

Përveç miqësisë suaj me regjisorin James Brooks, çfarë ju ka shtyrë të interpretoni në komedinë “How Do You Know”?

Pjesa që më përket mua dhe Paul Rudd është një histori e bukur mes babait dhe djalit e treguar në sfondin e krizës së tregut dhe monedhës, por edhe asaj shpirtërore për ne amerikanët. Në film kam pasur mundësinë ta puth shumë Paul: unë nuk jam i tillë, por ato puthje i shijova.

Pastaj është një skenë në fund të filmit që duhet t’ju bëjë për të qarë. Unë i bëja për të qeshur të gjithë në sheshin e xhirimeve dhe regjisori Brooks u zemërua duke më thënë se skenat që ishin për të qarë duhej të mbeteshin të tilla. Por unë i thosha: Është një komedi apo jo?

Megjithatë ju interpretoni një baba me një rol të dyfishtë...

Gjithsesi mbetesha një baba që e donte shumë djalin e vet. Nëse i qorton kur duhet ka vlerë. Me fëmijët më ka pëlqyer gjithmonë të jem korrekt.

Ju keni gjithçka në jetë. Çfarë ju shtyn të punoni akoma?

I them po një projekti vetëm nëse besoj se ia vlen vërtet. Kam qenë me fat: kam punuar vetëm me njerëz shumë të zotë, si Roman Polanski (Chinatown), Milos Forman apo Stanley Kubrick (Shining). Artistë gjenialë që të bëjnë t’i kalosh ato 12 orë në sheshin e xhirimeve sikur të ishin 12 minuta. Tani e ndiej që vlej akoma dhe kjo gjë më shtyn më shumë të punoj.

James Brooks thotë se ju refuzoni shumë oferta pune. Është e vërtetë?

Nuk më pëlqen të interpretoj plakun që plaket akoma më shumë në ekran: është kjo që më ofrojnë thuajse gjithmonë. Dua që publiku të më shohë dhe të mos mendojë për moshën e personazhit tim. Sipas jush, një njeri si puna ime ka dëshirë të interpretojë një 70-vjeçar të lënë pas dore? Lexoj skenarë për pleq nëpër azile, personazhe që vuajnë për vdekjen e gruas apo çifte që festojnë përvjetorë në Las Vegas. Më pëlqejnë vetëm gjërat e gëzuara fatmirësisht.

Përcaktimi juaj për dashurinë?

Një pyetje që i kam dhënë shumë përgjigje gjatë gjithë jetës sime. Përgjigjet kanë qenë gjithmonë të ndryshme.

E para?

Nuk e kujtoj më. E dyta është se dashuria të bën të shkosh më herët në shtrat. Por nëse flasim seriozisht, po them se kur je i dashuruar ndihesh vetvetja, më shumë sesa e kishe imagjinuar. Mua tani nuk më mungon dashuria, por vetëm fakti që të tjerët duhet të më duan më shumë.

Çfarë raporti ke me veten?

Shumë të mirë. Jam një person solid, kam idetë e mia, e jetoj jetën ashtu si të më vijë, pa frikë. Kam zemër të mirë dhe jam i fortë.

Si i kalon ditët kur nuk punon?

Qëndroj në shtrat deri në orën 11.00 të mëngjesit e ndonjëherë deri në 13.00. Luaj golf. Kam dy fëmijë që shkojnë në gjimnaz, larg Los Anxhelosit dhe kaloj shumë kohë në telefon me ta. Në mbrëmje shkoj të shoh Lakers. Shoh miqtë e mi, organizoj darka në shtëpi. Argëtohem ende teksa u shkoj nga pas grave. Pastaj po shkoj gjithmonë e më shpesh nëpër funerale. Është më keq se të shkosh në punë, por nuk u shmangem dot.

Po pushimet?

Lexoj, pikturoj, luaj golf. Shkoj në Aspen, në një kompleks skish ku takoj fëmijët dhe ish-gratë. Të gjithë së bashku në një rrëmujë të madhe. Kam një familje të madhe dhe të zhurmshme. Gratë janë bërë të gjitha mikesha me njëra-tjetrën. Gjithsesi më mungon një familje e bashkuar.

Sekreti i lumturisë?

Të kesh pasione për të cilat të jetosh. Dhe me thënë të vërtetën, të jesh besnik me ata që e meritojnë. Dhe përveç këtyre, të kesh edhe një gardërobë shumë të pasur...

Publikuar: 23.02.2011 | 10:49
Lexuar: 646 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime