E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Korrigjohet edhe parashikimi për vitin e kaluar, sipas të cilit rritja ekonomike duhet të jetë 0,3 për qind, ndërsa vlerësimi më i ri i FMN-së është se bëhet fjalë për një rritje prej 1,1 për qind.
FMN: Mali i Zi pret rikuperimin e ekonomisė








Shefi i Misionit të Fondit Ndërkombëtar Monetar për Malin e Zi Gervin el, deklaroi se Mali i Zi ka dalë nga recesioni dhe se këtë vit mund të pritet rritje ekonomike prej rreth dy për qind.

Me këtë FMN-ja e korrigjon parashikimin e nëntorit të vitit të kaluar se ekonomia malazeze do të jetë një nga ekonomitë më zhvillimore në rajon dhe se këtë vit rritja e tij ekonomike do të arrijë 4,5 për qind. Korrigjohet edhe parashikimi për vitin e kaluar, sipas të cilit rritja ekonomike duhet të jetë 0,3 për qind, ndërsa vlerësimi më i ri i FMN-së është se bëhet fjalë për një rritje prej 1,1 për qind.

Shefi i misionit të FMN-së pas vizitës dyjavore në Malin e Zi tregon se industria dhe turizimi shënuan rritje në gjysmën e dytë të vitit 2010 dhe se në periudhën e ardhshme pritet rimëkëmbje e përshpejtuar, me përkrahjen e çmimeve të larta në tregun botëror dhe kërkesa për importin industria të Malit të Zi. Drejt zhvillimit do të mund të kontribuojnë edhe projektet e reja në turizëm dhe kthimin e besimit për sistemin financiar, deklaroi mbrëmë në Podgoricë, Bel.

Rekomandimi i FMN-së është që rritja ekonomike ta udhëheqë sektorin privat, të ulet menaxhimi shtetëror dhe të vazhdojë derregullimi. Bel deklaroi se Mali i Zi duhet të ktehehet në politikat që nënkupton vendosjen e fleksibilitetit, përforcimin e mbikëqyrjes në tregun bankar dhe konsolidimin e buxhetit.

Publikuar: 23.02.2011 | 12:12
Lexuar: 486 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime