E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Behgjet Pacolli u lind në Marec, është i biri i Isa dhe Nazmije Pacollit. Pas shkollës fillore dhe të mesme, Pacolli kaloi në Prishtinë që të vazhdonte shkollimin e tij. Pas katër viteve ai përfundoi nivelin e Gjimnazit dhe Pedagogjisë. Në vitin 1970 Pacolli shkoi në Hamburg ku diplomoi në Ekonomi – Marketing dhe Menaxhim.
Biografia e presidentit tė Kosovės, Behgjet Pacollit



Karriera në biznes

Në vitin 1974, Pacolli përfundoi shërbimin ushtarak dhe u kthye në Kosovë. Në vitin 1976 Pacolli shkoi nga Kosova për të punuar si menaxher i shitjes për kompaninë austriake Peter Zimmer. Prej vitit 1977 deri në vitin 1990 Pacolli ka punuar në Interplastica Engineering si menaxher i lartë. Në vitin 1982 Pacolli specializoi në Marketing dhe Menaxhim në Moessinger Institute, Cyrih. Në vitin 1990, pas një marrëveshjeje paqësore me shokun dhe ish shefin e tij Max Gygax, Pacolli la Interplastikën që ta krijonte Mabetex Project Management (më vonë e njohur si Mabetex Group). Pacolli sot është kryetar dhe CEO i Mabetex Group, një kompani që si aktivitet themelor ka studimin, planifikimin, projektimin dhe ndërtimtarinë globale dhe e cila ka 19 përfaqësi anembanë botës, duke përfshirë Amerikën, Evropën, Afrikën dhe Azinë.

Më 1992, gjatë realizimit të projekteve ndërtimore në Yakutsk, Rusi, Pacolli bashkëpunoi me kryetarin e komunës të Yakutsk Pavel Borodin. Më 1993, pasi Borodini u emërua menaxher i pronave presidenciale, Mabetex-it iu ofrua një kontratë ndërtimore për renovimin e Kremlinit të Moskës. Gjatë viteve 1998-1999 prokurori i përgjithshëm i Rusisë Yury Skuratov filloi një hetim kundër anëtarëve të familjes së Presidentit Boris Jelcin për të cilët dyshohej për marrje të mitos edhe nga Mabetex-i. Ky hetim u hodh poshtë pas mandatit të tij. Në vitin 2000, Pacolli paditi Skuratovin për shpifje dhe fitoi gjyqin. Gjatë viteve 2000-2001, përderisa hetohej rasti i shpëlarjes së parave ndaj Borodinit, i cili u arrestua në SHBA, Pacolli u përfol për dhënie të mitos zyrtarëve të lartë rusë dhe vetëm njëherë u thirr në bisedë në hetuesinë Zvicerane. Akuzat u tërhoqën në mungesë të dëshmive.

Inkuadrimi në politikë

Më 17 Mars 2007 ai e themeloi partinë Aleanca Kosova e Re, e cila në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007 u radhit si partia e tretë më e votuar. Ajo fitoi 13 vende në Parlamentin e Kosovës.

Biografia e presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit
Jeta personale

Në vitin 1996 Pacolli u martua me këngëtaren italiane me prejardhje shqiptare Anna Oxa. Kjo martesë zgjati deri në vitin 2002. Pacolli është baba i një djali dhe tri vajzave. Ai posedon dy nënshtetësi, zvicerane dhe kosovare.

Aktivitetet kryesore

Pacolli punoi në ndërtimin e qytetit verior të Rusisë, Yakutsk. Në vitin 1992 ai shkoi në Yakutsk në republikën më të madhe veriore të Federatës Ruse që të merrej me aktivitetet e ndërtimit, duke filluar nga spitali i madh modern Qendra Shëndetësore për Nëna dhe Fëmijë (Yakutsk). Në këtë mënyrë ai ra në kontakt me Pavel Borodinin, i cili u emërua menaxher i pronave presidenciale ai kontaktoi Pacollin për fillimin e punëve ndërtimore në Moskë, duke filluar me renovimin komplet të ish Parlamentit të Federatës Ruse "Shtëpia e Bardhë", pas bombardimit në Moskë (Shtator 1993 – Qershor 1994), renovimin e Ndërtesës së Këshillit Federativ të Rusisë dhe të Dumës Shtetërore (Shtator 1993 – deri në fund të 1994), renovimin e hotelit të parë luksoz në epokën e re ruse, Swiss Diamond Hotel Moscow (1995 – 1997), si dhe renovimin e kompleksit të ndërtesave historike në Kremlin (1995 – 1996). Në Norilsk dhe Stary Oskol ai ndërtoi spitalet e përgjithshme.

Përpos Rusisë, aktivitetet e tij ndërtuese u zhvilluan edhe në Itali, Kazakistan dhe Uzbekistan. Pacolli bëri projektin për renovimin e teatrit La Fenice pas djegies së tij. Në Kazakistan, ai bëri ndërtimin e qendrave kryesore qeveritare të kryeqytetit të ri, Astana. Projekti i tij, pallati presidencial “Akkorda” u shpërblye nga Qeveria e Kazakistanit. Në Kazakistan Pacolli gjithashtu bëri ndërtimin e disa qendrave spitalore, universitare dhe sportive. Në Uzbekistan Pacolli u shpërblye për ndërtimin cilësor të ndërtesës së Komunës së Tashkentit.

Aktivitetet tjera

Pacolli dha ndihmën humanitare në kampin e refugjatëve në Mal të Zi dhe në Kukës si dhe ndihmën e koordinuar në Kosovë pas mbarimit të luftës. Përveç kësaj, Pacolli dhuroi 5.1 milion euro për ndërtimin dhe furnizimin komplet të Universitetit Amerikan në Prishtinë[8]. Në vitin 2004, Pacolli bëri të mundur lirimin e tre punëtorëve të OKB-së të marrur peng në Afganistan (Shqipe Hebibi, Annette Flannigan dhe Angelitoo Nayan) [9]. Në vitin 2006 ai gjithashtu ndihmoi në lirimin e korrespondentit italian Gabriele Torsellos i cili ishte rrëmbyer në Afganistan [10] [11]. Pacolli kontribuoi në zgjerimin e ndërtesës qendrore të Universitetit të Prishtinës. Ai bëri edhe restaurimin e Xhamisë së Llapit, monument ky i shekullit XIV.

Biografia e presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit
Fondacionet e Behgjet Pacollit

•Fondacioni Humanitar Behgjet Pacolli

•Fork (Fondacioni për Organizimin dhe Ristrukturimin e Kosovës)

•Fondacioni Ibrahim Kodra

•Fondacioni SEED (Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore) financim dhe mbështetje për Konferencat Ndërkombëtare dhe Logjistikë

•AKR – Aleanca Kosova e Re, Organizata për lobim (Alliance For New Kosovo) në Washington D.C. Deri 2007 veproi për lobim për pavarësinë e Kosovës.

Publikuar: 23.02.2011 | 03:47
Lexuar: 1639 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
qahie salihu chur switzerland (23/02/2011 22:27:47) na vjen shum mir qe kemi edhe na nje kryetar te aft per popullin tone qe ka vuajtur shum vite.edhe shpresoj qe te bashkohen te gjithe shqiparet kudo qe jan.
sanie (24/02/2011 14:54:04) urime selamaljekum allahu te jept punte mbar per popullin ekosoves
ane emabn
ju lutemkamndihmperju
te mendihmoni perni vlla ne kosov mi ndihmu pak mepun ose me te holla allahu ju shperbleft ne dy botata
azem bajrami (07/03/2011 16:22:47) i uroj presidentit postin skapas kosova ni president si bexhet pacolli zoti e bekoft

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime