Bashkimi Evropian ka kundërshtuar ashpër deklaratën e presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad, që e cilësoi Izraelin në konferencën e Gjenevës si një regjim racist. Presidenca çeke e BE-së shpërndau një komunikatë për shtyp. Kështu, në Gjenevë mbetëm 22 nga 27 shtete, pas vendimit të Holandës, Italisë, Polonisë dhe Gjermanisë për të bojkotuar konferencën.
Konferenca e OKB-së mbi racizmin, është ndoshta incidenti më i madh i përplasjeve ndërkombëtare, sidomos mes Iranit dhe botës perëndimore. Ashtu siç edhe pritej, fjalimi antisemit dhe plot akuza kundër Izraelit, nga ana e presidentit iranian Mahmud Ahmedinexhad, u pasua nga një braktisje masive e sallës së konferencës, duke çuar delegatët pjesëmarrës, edhe në sharje e ofendime direkte ndaj tij.
Është për të ardhur keq, që një numër qeverish perëndimore dhe SHBA, janë angazhuar të mbrojnë autorët kryesorë të racizmit, gjenocidit, autorë të agresionit, bombardimit të civilëve në Gaza. Qeveria Izraelite që pushtoi Palestinën, është qeveri raciste dhe regjimi më i keq, deklaroi kryetari iranian Mahmud Ahmedinexhad.
SHBA, Australia, Holanda, Polonia, Kanadaja nuk morën fare pjesë në Konferencë, duke e shpallu bojkotin që prej ditësh, ndërsa Franca, Britania e Madhe dhe Çekua dërguan ambasadorët e porositur, që në rast se Ahmedinexhad bënte deklarata të tilla, të linin sallën. Izraeli, në shenjë revolte, jo vetëm ndaj Ahmedinexhadit por edhe ndaj Gjenevën që mirëpriste konferencën, e tërhoqi ambasadorin e tij nga Zvicra.
Kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu e quajti Ahmadinexhadin, racist dhe mohues të Holokaustit. Sipas Tel Avivit, fjalimi i Ahmedinexhadit ishte një 'festival urrejtjeje' anti-izraelite. "Në momentin kur ne përkujtojmë 6 milion viktimat e Holokaustit, një konferencë që organizohet për të luftuar racizmin, mirëpret një racist, Ahmadinexhadin, i cili nuk e fsheh qëllimin e tij për të fshirë Izraelin nga harta", tha Netanyahu.
Fjalimi i Ahmedinexhadit në fakt, e tejkaloi synimin e samitit që OKB-ja kërkonte ta fokusojë në zbutjen e tensioneve etnike dhe raciale ndaj emigrantëve dhe pakicat. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, shprehu keqardhjen për bojkotin, dhe shtoi gjithsesi se deklarata përfundimtare e takimit, ishte e balancuar me shumë kujdes.
BE-ja hodhi poshtë deklaratën e Ahmadinexhadit
Bashkimi Evropian ka kundërshtuar ashpër deklaratën e presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad, që e cilësoi Izraelin në konferencën e Gjenevës si një regjim racist.
Megjithatë, të gjitha vendet që zgjodhën të merrnin pjesë në konferencë, nuk u larguan nga punimet, me përjashtim të Republikës Çeke.
Presidenca çeke e BE-së shpërndau një komunikatë për shtyp. Kështu, në Gjenevë mbetëm 22 nga 27 shtete, pas vendimit të Holandës, Italisë, Polonisë dhe Gjermanisë për të bojkotuar konferencën.
Në deklaratë thuhet se mes vendeve që kanë mbetur në Gjenevë nuk ka vështirësi thelbësore për të pranuar projektdokumentin final për luftën kundër diskriminimit dhe racizmit. Ato janë gati të japin konsensusin për deklaratat, që pritet të firmoset të premten.
Për ministrin e Jashtëm francez, Bernard Kushner, konferenca ishte fillim i një suksesi.
Sipas tij, në deklaratë flitet për genocidin, holokaustin, të drejtat e grave, lirinë e shprehjes etj