E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Novakoski thekson se gjatë mandatit të tij në KSHZ, e ka investuar gjithë kapacitetin e tij dhe njohuritë të kontribuojë për krijimin e të gjitha kushteve të domosdoshme për rregullimin e procesit zgjedhor, veçanërisht në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.
Kryetari i KSHZ-sė Novakovski dha dorėheqje










Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor Aleksandar Novakovski sot dorëzoi dorëheqjen deri te kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski.

"Duke e pasur parasysh se me ngjarjet e fundit në tërësi rrezikohet paanshmëria ime dhe besimi, të cilin duhet ta ketë çdo kryetar i Komisionit shtetëror zgjedhor, vlerësoj se duhet të tërhiqem nga ky funksion në interes të mbrojtjes së kredibilitetit të KSHZ-së dhe angazhimit tim të deritanishëm profesional", thuhet, ndër të tjerash, në dorëheqjen e dorëzuar deri te spikeri Veljanoski.

Novakoski thekson se gjatë mandatit të tij në KSHZ, e ka investuar gjithë kapacitetin e tij dhe njohuritë të kontribuojë për krijimin e të gjitha kushteve të domosdoshme për rregullimin e procesit zgjedhor, veçanërisht në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

"Komisioni shtetëror zgjedhor në këtë periudhë i plotësoi të gjitha qëllimet e parashikuara dhe krijoi kushte dhe kapacitete për zbatimin e suksesshëm të të gjitha sfidave gjegjësisht se është përgatitur që në mënyrë profesionale të zbatojë zgjedhje kur Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të vendos për këtë", thotë në dorëheqjen Novakovski.

Aleksandar Novakovski është anëtar i KSHZ-së nga viti 2005, ndërsa në këtë funksion është zgjedhur në vitin 2006. Ai në këtë pozitë erdhi si propozim i opozitës.

Publikuar: 23.02.2011 | 18:18
Lexuar: 279 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime