Derisa Ron Gjinovci nuk ka dashur të komentojë përjashtimin e tij, Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur vendimin të papranueshëm dhe se nuk do të qëndrojë duarkryq ndaj këtyre veprimeve, por edhe kundër vendimit të gjykatës për dënim prej një muaj burg për Gjinovcin dhe Jasharin.
Aktivisti i Vetëvendosjes Ron Gjinovci është përjashtuar përgjithmonë nga Fakulteti i Shkencave Matematikore-Natyrore, për shkak se gjatë ceremonisë së 41-vjetorit të themelimit të UP-së, së bashku me aktivistin tjetër Durim Jashari, i kishin hedhur ngjyrë të kuqe rektorit Mujë Rugova.
Vendimi është marrë të mërkurën nga Fakulteti i Shkencave Matematikore-Natyrore i Universitetit të Prishtinës, njofton televizioni Klan.
Derisa Ron Gjinovci nuk ka dashur të komentojë përjashtimin e tij, Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur vendimin të papranueshëm dhe se nuk do të qëndrojë duarkryq ndaj këtyre veprimeve, por edhe kundër vendimit të gjykatës për dënim prej një muaj burg për Gjinovcin dhe Jasharin.
Për Gjinovcin pritet të merret vendim edhe nga Fakulteti Filozofik, ku ai studion, ndërsa në procedurë është edhe Durim Jashari në Fakultetin Juridik.