niciativa për vendosjen e dy përmendoreve vjen në momentin kur emrat e tyre dhe të heronjve të tjerë shqiptarë lakohen në botimin serioz të studiuesve maqedonas. "Enciklpedia e përgjithshme dhe maqedonase", përkatësisht në vëllimin e parë në faqe 33, ku citohet ndër të tjera se Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina e të tjerë kryengritës kanë hyrë në Shkup më 12 gusht 1912, (në ish kryeqendrën e vilajetit të Kosovës) të papenguar nga askush dhe e paskan plaçkitur qytetin e Shkupit
Iniciativë e këshilltarëve të PDSH në Komunën e Çairit
Ndoshta edhe dy vepra monumentale do t'i shtohen lagjes shqiptare të Shkupit - Çairit. Një iniciativë e këshilltarëve të PDSH-së është propozuar në mbledhjen e fundit të komunës, ku ndër të tjera është kërkuar që figurat e dy heronjve emblematike për historinë shqiptare, Isa Boletini dhe Hasan Prishtina të ngrihen në këtë lagje. Çarshia e Vjetër dhe Parku i Çairit janë dy destinacionet ku supozohet se mund të qëndrojnë dy përmendoret.
Iniciativa për vendosjen e dy përmendoreve vjen në momentin kur emrat e tyre dhe të heronjve të tjerë shqiptarë lakohen në botimin serioz të studiuesve maqedonas. "Enciklpedia e përgjithshme dhe maqedonase", përkatësisht në vëllimin e parë në faqe 33, ku citohet ndër të tjera se Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina e të tjerë kryengritës kanë hyrë në Shkup më 12 gusht 1912, (në ish kryeqendrën e vilajetit të Kosovës) të papenguar nga askush dhe e paskan plaçkitur qytetin e Shkupit
Koordinatori këshilltarëve të grupit të PDSH-së, Mensur Curri pohon se kjo ide e propozuar do të gjejë mbështetjen edhe të këshilltarëve të BDI-së pranë komunës, ndërsa është skeptik lidhur me reagimin e anëtarëve maqedonas.
"Nuk besoj se do të pranojnë këtë kërkesë, madje kanë për ta refuzuar, sigurisht me pretendimin se vijnë nga Kosova. Megjithatë, më e rëndësishme është që të gjejmë mirëkuptim me këshilltarët shqiptarë për ta realizuar këtë iniciativë. Janë dy figura që konsiderohen elitare për historinë tonë dhe kontributin e dhënë në çështjen kombëtare, por edhe për qytetin e Shkupit. Meritojnë t'u japim vendin që u takon", thotë Curri.
Iniciativa për vendosjen e dy përmendoreve është një prej projekteve që do të kontribuojë edhe në plotësimin e defekteve që vihen re në këtë zonë, atë të skulpturës urbane. Çairi një prej komunave më të populluara në vend dhe njëherazi me numrin më të madh të popullsisë shqiptare, vuan mungesën e ambienteve rekreative dhe të veprave të ndryshme monumentale që do të thyenin monotoninë dhe do të gjallëronin infrastrukturën. Kjo iniciativë e PDSH-së vjen disa javë pas projektit të Komunës Qendër për ngritjen e dy përmendoreve Mbretit Samoil e Çento.
Në Ministrinë e Kulturës janë shprehur se iniciativa të kësaj natyre janë të mirëpritura, madje i apeluan komunave shqiptare që të parashtrojnë kërkesa të kësaj natyre, pasi vetëm në këtë formë mund të arrihet kompensimi i drejtë në përfaqësimin e së kaluarës dhe personaliteteve shqiptare.
KOHA