E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fitorja absolute në zgjedhjet e fundit, sipas VMRO DPMNE-së i jep të drejtë të plotë që me mjete të buxhetit në sheshin e Shkupit të ndërtohet Kisha ortodokse, thonë nga partia e Gruevskit.
VMRO-ja e vendosur pėr ndėrtimin e Kishės nė qendėr tė Shkupit











Fitorja absolute në zgjedhjet e fundit, sipas VMRO DPMNE-së i jep të drejtë të plotë që me mjete të buxhetit në sheshin e Shkupit të ndërtohet Kisha ortodokse, thonë nga partia e Gruevskit.

Sipas tyre “në këto zgjedhje VMRO DPMNE-ja fitoi përkrahje të madhe nga qytetarët, më afërsisht 500 mijë vota, e më këtë edhe përkrahjen e tyre që në këtë vend me mjete të buxhetit të ndërtohet tempull ortodoks”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Nga kjo parti përmendin disa fakte se për çfarë arsye duhet ndërtuar kisha në sheshin e Shkupit. Sipas tyre kjo kishë është rrënuar pas tërmetit katastrofal nga autoritet e atëhershme komuniste të cilët me masa represive kanë ndëshkuar të gjitha ata që nuk kanë menduar në të njëjtin drejtim. Nëse shteti ka rrënuar këtë kishë atëherë shteti ka edhe obligim ta ndërtoj të njejtën, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

Por nga kjo parti harrojnë të përmendin edhe shumë xhami të rrënuara në periudhën e kaluar komuniste. Xhamitë në këtë njoftim të VMRO DPMNE-së përmenden vetëm në një vend edhe atë në pasusin i cili flet se Qeveria aktuale si dhe qeveritë e kaluara, deri tani kanë financuar objekte fetare, ndërtimin e Kryqit në Vodno, kishën në Pllaoshnik, ndërtimin e mijëra kishave tjera, manastire si dhe xhami në RM.

Edhe kryetari i porsazgjedhur i komunës Qendër nga radhët e kësaj partie Aleksandar Toodoroviç, ka ritheksuar vendosmërinë e tij për të realizuar ndërtimin e Kishës në sheshin e Shkupit. Ndërtimi i Kishës sipas tij është pjesë e planit urabanistik të kësaj komune, por jo edhe ndërtimi i xhamisë Burmali të cilën e kërkojnë 38 organizata joqeveritare islame dhe BFI në Maqedoni.

I pyetur se a do të kishit dhënë leje për ndërtimin e xhamisë, kryetar i ri i Komunës Qendër Vlladimir Todoroviç u përgjigj: “Po nuk kam menduar në të vërtet në këtë drejtim, unë jam i detyruar ta realizojë planin urbanistik, ai plan është miratuar dhe detyrë e imja është që të veproj sipas tij. Në planin urbanistik nuk është paraparë objekt fetar në atë parcelë dhe në përputhshmëri me këtë plan unë do të duhet të vazhdojë me punë”.

Xhamia Burmali ishte rrënuar në vitin 1925 nga autoritet e atëhershme dhe në të njejtin vend ishte ndërtuar shtëpia e oficerëve. Kryetari i Komunës Qendër Todorviç pas konstituimit të këshillit të kësaj komune gjithashtu bëri të ditur se në sheshin e Shkupit së shpejti do të vendoset edhe përmendorja e Aleksandrit të Madh.
Valmir Kuçi, Alsat-M

Publikuar: 21.04.2009 | 20:50
Lexuar: 604 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime