Swoboda shtoi se përballë gjendjes jostabile dhe grindjes në Shqipëri dhe Maqedoni Kosova duhet të punojë për ti dhënë arsyetim dhe stabilitet pavarësisë së saj. Bashkimi Evropian mund të ndihmojë, por politikanët e Kosovës duhet të kryejnë urgjentisht detyrat e tyre, theksoi Swoboda.
Është thellësisht për të ardhur keq që Kosova ende nuk po gjen stabilitet politik. Me këto fjalë i ka komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës me rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit në postin e presidentit të vendit nënkryetari i fraksionit socialdemokrat në Parlamentin Evropian, Hannes Swoboda.
Ai ka thënë se Kosova nuk mund të lavdërohet me rrethanat në lidhje me zgjedhjen e presidentit të saj, aq më tepër pas zgjedhjeve tepër problematike. Në një njoftim të shpërndarë nga shërbimi për shtyp i Partisë Socialdemokrate të Austrisë thuhet se Swoboda ka kritikuar edhe faktin se deri më tani pothuaj nuk ka ecur fare përpara lufta kundër korrupsionit, njëra prej detyrave më të rëndësishme të Kosovës, raporton Koha.
Sipas Swobodas mbetet të pritet nëse presidenti i ri, i cili është biznesmen, do të sjellë gatishmërinë për luftë kundër korrupsionit. Swoboda, i cili është edhe kryetar i Grupit punues për Ballkanin në Parlamentin Evropian, qortoi autoritetet e Kosovës se pothuaj nuk po përgatiten për bisedimet e nevojshme me Serbinë. Nëse Kosova dëshiron ta mbajë veriun e vendit, i cili është i dominuar nga serbët, atëherë forcat politike duhet të zhvillojnë ide të reja për autonomi dhe integrim.