E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kuvendi i Kosovës me votat e veta i ka dhënë besimin z.Pacolli për të qenë President i Kosovës dhe unë sot jam këtu për t’i uruar detyrën. Pushtetet janë të ndara dhe ne do t’i kryejmë detyrat tamam ashtu siç e jep Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet, me të cilat punojnë institucionet”, ka thënë ai.
Behgjet Pacolli pranon detyrėn e presidentit





Me rastin e dorëzim-pranimit të detyrës së presidentit të vendit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili deri më tani ka qenë Ushtrues Detyre i Presidentit të Kosovës, tha se nuk ka fuqi për të kundërshtuar vendimin e legjislativit të vendit, i cili me votat e deputetëve zgjodhi president të vendit, Behgjet Pacollin.

Sipas tij, është çështje e institucioneve të pavarura të sqarojnë nëse mënyra siç është zgjedhur presidenti është në përputhje ose jo me Kushtetutën.

“Kuvendi i Kosovës me votat e veta i ka dhënë besimin z.Pacolli për të qenë President i Kosovës dhe unë sot jam këtu për t’i uruar detyrën. Pushtetet janë të ndara dhe ne do t’i kryejmë detyrat tamam ashtu siç e jep Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet, me të cilat punojnë institucionet”, ka thënë ai.

Ai e ka uruar Pacollin për pozitën e presidentit, duke treguar në këtë rast se e respekton vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit. Ndërtkaq, Presidenti i ri është shprehur i kënaqur që ka marrë një urim nga Krasniqi.

“Urimet më të mira i kam marrë sot. Me z. Krasniqi jo që jemi përfaqësues të dy institucioneve të rëndësishme të Kosovës, por ne jemi edhe miq të vjetër dhe sot ishte një fillim i kësaj dite të punës shumë i bukur, shumë i mirë, shumë i mbarë. Me z. Krasniqi, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, do të bashkëpunojmë të ardhmen”, ka thënë Pacolli, duke mos e komentuar çështjen e SMS-ve, e cila përfshin atë, këshilltarin e tij dhe Ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Christopher Dell.

Ndërkaq, edhe kryeparlamentarit Krasniqi është prononcuar rreth çështjes së SMS-ve duke thënë se nuk i ka dërguar askujt SMS.

“Unë nuk merrem me çështje private të individëve, është çështje tjetër. Për mua është ajo krejt një çështje private. Pyetni ata që i kanë shkruar SMS-at. Unë atë ditë nuk kam shkruar SMS-a”, ka theksuar Krasniqi. (zëri)

Publikuar: 24.02.2011 | 12:36
Lexuar: 490 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime