E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Cërvenkovskit Qeveria shfaqet në rolin e nxitësit dhe shkelësit të rendit kushtetues, një shtet i këtillë nuk është ligjor, ndërsa qeveria e këtillë nuk është demokratike. Pas zgjedhjeve presidenciale, vazhdon Cërvenkovski, Gruevski e mori përsipër edhe rolin e presidentit.
Cėrvenkovski: Qeveria shkelėse e rendit kushtetues











Në çdo shtet normal juridik, Kushtetuta dhe respektimi i saj, janë mbi të gjitha dhe mbi secilin, është qeveria ajo që duhet ta mbrojë nga ndonjë shkelje eventuale, thuhet në përgjigjen e sotme të kabinetit të presidentit Cërvenkovski, ndaj deklaratës së një dite më parë të VMRO-DPMNE-së.

Sipas Cërvenkovskit Qeveria shfaqet në rolin e nxitësit dhe shkelësit të rendit kushtetues, një shtet i këtillë nuk është ligjor, ndërsa qeveria e këtillë nuk është demokratike. Pas zgjedhjeve presidenciale, vazhdon Cërvenkovski, Gruevski e mori përsipër edhe rolin e presidentit.

Sipas Cërvenkovskit, është e qartë se tani Gruevski dëshiron që ti përvetësoj edhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. Kjo sipas të gjitha teorive dhe përvojave botërore mund të quhet si pushtet totalitar, thekson Cërvenkovski, duke shtuar se politika e Gruevskit bazohet në prodhimin e vazhdueshëm të ndarjeve të brendshme dhe konfrontimeve në shoqërinë maqedonase.

Ky reagim i Cërvenkovskit vjen pas akuzave të djeshme të VMRO-DPMNE-së se Gjykata Kushtetuese është instrument i Cërvenkovskit i cili me 5-6 marionetat, padrejtësisht i anulon të gjitha ligjet që ideologjikisht, politikisht dhe nga arsye të tjera nuk i pëlqejnë.

Publikuar: 21.04.2009 | 20:55
Lexuar: 381 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime