E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dita e sotme është në përkujtimin e gjashtë milionë viktimave hebraike të terrorit naczst dhe përkujtim i kryengritjes së hebrenjve në Geton e Varshavës në vitin 1943.
Shėnohet Dita ndėrkombėtare e Holokaustit - Jom Ashoa







Ditë në kujtesë të Hollokostës

Më 20 prill të gjithë izraelitët nëpër botë përkulen përpara kujtimit të të vrarëve gjatë kohës së Hollokostës. Në sinagogën qendrore të Sofjes, bashkësia izraelite në Bullgari shënon Jom Ashoa-dita Ndërkombëtare e zisë në kujtim të afro 6 milionë izraelitëve, të vrarë në kampet nazistet vdekjes gjatë kohës së luftës së Dytë botërore.

Bashkësia hebraike në Republikën e Maqedonisë sot në Shtëpinë memoriale në Shkup, e cila është në ndërtim, e shënoi Ditën ndërkombëtare të Holokaustit - Jom Ashoa.

Dita e sotme është në përkujtimin e gjashtë milionë viktimave hebraike të terrorit naczst dhe përkujtim i kryengritjes së hebrenjve në Geton e Varshavës në vitin 1943.

"Jom Ashoa është ditë e vuajtjes, trimërisë dhe përkujtimit. Në këtë datë shënohet përkujtimi i viktimave të fashizmit dhe hebrenjve që janë vrarë në luftën me armikun e tyre më të madh, si dhe të atyre gjashtë milionë të pafajshmëve, të cilët kanë përfunduar në dhoma gazi", tha nënkryetarja e Bashkësisë hebraike në Maqedoni, Bjanka Subotiq.

Të pranishmit në Shtëpinë memoriale në ndërtim, e cila do të jetë një nga katër shtëpitë në botë, ndezën gjashtë qirinj në shenjë përkujtimi dhe vendosën lule në përkujtim të viktimave hebraikë.

Publikuar: 21.04.2009 | 21:10
Lexuar: 696 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime