Ramos duket se harroi që nuk ishte ndeshje e fazës së grupeve, por një përballje vajtje-ardhje në kompeticionin europian. Pra, një ndeshje në të cilën nuk grumbullohen pikë.
Pas përfundimit të ndeshjes Lyon-Real Madrid 1-1, e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve, Sergio Ramos bëri një gafë gjatë intervistës me një televizion spanjoll.
Më vjen keq që në fund na shpëtoi 3-pikëshi, u shpreh mbrojtësi spanjoll.
Ramos duket se harroi që nuk ishte ndeshje e fazës së grupeve, por një përballje vajtje-ardhje në kompeticionin europian. Pra, një ndeshje në të cilën nuk grumbullohen pikë.
Kjo gafë ka pasur shumë sukses në rrjetin social Twitter, ku Sergio Ramos u bë objekt i shakave të shumta.
Ja disa nga frazat që iu dedikuan futbollistit të Real Madrid:
Sergio Ramos vazhdon të qëndrojë në stadiumin e Lionit duke pritur që të fillojnë shtesat.
Sergio Ramos tenton goditjet nga jashtë zone sepse mendon se quhen 3-pikësha
Kur Cristiano Ronaldo i kërkoi dorën arbitrit për faullin e Gourcuff brenda zonës, Sergio Ramos mendoi se i propozoi për martesë dhe u emocionua.