E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Helsinki është qyteti i vetëm europian, përveç kryeqytetit austriak, që shfaqej midis dhjetë më të mirëve, ndërsa sukses të madh regjistroi Kanadaja dhe Australia, që shihnin përkatësisht midis dhjetë qyteteve më të mira për të banuar Toronton, Kalgarin, Sidnein, Perthin e Adelajden.
Vankuver, qyteti mė i mirė pėr tė banuar





Vankuveri në Kanada është zgjedhur për vitin e pestë radhazi si qyteti që ofron kushtet më të mira të jetesës, nga një studim i “Economist Intelligence”, i publikuar sot.

140 qytete kryesore të botës u vlerësuan në bazë të 30 parametrave, midis të cilëve infrastruktura, trafiku, sistemi shëndetësor dhe edukativ, cilësia e ajrit, aktivitetet kulturore apo kriminaliteti.

Në bazë të të gjithë këtyre parametrave, të gjithë qytetet u renditën në bazë të pikëve të fituara, me një vlerësim nga 0-100 pikë.

I pari në këtë renditje, për të pestin vit radhazi, me 98 pikë, renditej Vankuveri në Kanada, i pari edhe në vitin 2010.

Në vendin e dytë klasifikohej Melburni në Australi, ndërsa qyteti i parë europian, Viena, pozicionohej në vendin e tretë.

Helsinki është qyteti i vetëm europian, përveç kryeqytetit austriak, që shfaqej midis dhjetë më të mirëve, ndërsa sukses të madh regjistroi Kanadaja dhe Australia, që shihnin përkatësisht midis dhjetë qyteteve më të mira për të banuar Toronton, Kalgarin, Sidnein, Perthin e Adelajden.

Rezultatet konfirmojnë edhe një herë një të vërtetë që dukej se njihej prej kohësh, atë që në metropolet mesatarë ose të vegjël jetohet më mirë se sa në supermetropolet me disa milionë banorë.

”Qytetet mesatare, të vendeve më të zhvilluara, kanë gjithmonë tendencën të renditen midis vendeve të para, për shkak të kushteve më të mira të jetesës dhe benefiteve kulturore e educative që ofrojnë”, deklaroi një prej drejtuesve të studimit.

Vendet më të këqija për të banuar në vitin 2011 u shpallën Harare, në Zimbabve, Dhaka në Bangladesh dhe Port Moresbi, në Papua Guinea e Re.

Publikuar: 25.02.2011 | 12:23
Lexuar: 1203 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime