Në këtë takim, sipas grupit të deputetëve, të caktohen data dhe rregullat zgjedhore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Deputeti i BDI-së, Rafiz Haliti sot doli me iniciativë dhe i bëri thirrje liderit të partisë së tij, Ali Ahmeti të inicojë mbajtjen e një takimi të liderëve, në të cilin do të bëhej fjalë për zgjidhjen e gjendjes politike në vend.
Edhe grupi i deputetëve të PRSD-së, PL-së dhe AR-së, sot në konferencë prë shtyp kërkuan të organizohet një takim i këtillë, në të cilin do të merrnin pjesë liderët e të gjitha partive parlamentare.
Në këtë takim, sipas grupit të deputetëve, të caktohen data dhe rregullat zgjedhore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
"Propozojmë të ndërpritet teatri në Kuvend, ku po aktrohet dialogu institucional dhe të organizohet një takim i liderëve me të gjitha partitë parlamentare, ku do të caktohen data dhe rregullat zgjedhore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare", tha Goran Misovski nga PRSD, zëvendës-koordinues i grupit të deputetëve.
Ai kumtoi se grupi i deputetëve nuk ishte prezantuar në takimin e koordinuar tek spikeri i Kuvendit, Trajko Veljanovski, sepse nuk janë përmbushur kushtet e opozitës nga ana e shumicës në pushtet.