Në gjithsej 64 rajone, Eurostati publikoi për BPV-në më të vogël se 75 për qind nga mesatari në Union dhe prej tyre 15 janë në Poloni, nga shtatë në Çeki dhe Rumani, gjashtë në Bullgari dhe Hungari, nga katër në Itali dhe Portugali, tre në Greqi, Francë dhe Sllovaki, dy në Britaninë e Madhe dhe nga një në Spanjë, Estoni, Lituani dhe Letoni.
Rajoni veriperëndimor bullgar është më i varfëri në BE me vetëm 28 për qind të BPV-së së Unionit për njeri, ndërsa më të pasur janë njerëzit e pjesës qendrore të Londrës, me 343 për qind të BPV-së së BE-së. Këto janë të dhënat e Eurostatit për vitin 2008, të publikuara në sajtin e Shërbimit evropian për statistikë.
Rajoni verilindor rumun është në vendin e parafundit me 29 për qind e BPV-së mesatare në Union.
Në gjithsej 64 rajone, Eurostati publikoi për BPV-në më të vogël se 75 për qind nga mesatari në Union dhe prej tyre 15 janë në Poloni, nga shtatë në Çeki dhe Rumani, gjashtë në Bullgari dhe Hungari, nga katër në Itali dhe Portugali, tre në Greqi, Francë dhe Sllovaki, dy në Britaninë e Madhe dhe nga një në Spanjë, Estoni, Lituani dhe Letoni.
I dyti sipas madhësisë, pas Londrës qendrore është Luksemburgu (279 për qind), pasojnë Brukseli (219 për qind), Groningeni (198 për qind), Hamburgu (188 për qind) dhe Praga me 172 për qind.