Prindërit e Melinda Ademit (16-vjeçare) janë të kënaqur me futjen e saj në mesin e 60 më të mirëve në sezonin e dhjetë të show-t American idol
Edhe pse nuk guxojnë ta komentojnë suksesin e saj, pasi që në këtë mënyrë do ta prishnin marrëveshjen, prindërit e Melinda Ademit (16-vjeçare) janë të kënaqur me futjen e saj në mesin e 60 më të mirëve në sezonin e dhjetë të show-t American idol.
Babai i saj, Safeti potencoi se kolegët e tij me të cilët punon në tregtinë me mobile ia uruan në Facebook këtë sukses të Melindas. Vajza me prejardhje nga Kosova për një javë do ta kuptojë se a është futur në mesin 24 kandidatëve më të mirë, ndërsa që ta arrijë këtë duhet të këndojë hitet e grupit Beatles.
Adoleshentja flokëzezë që në raundin e parë e la pa fjalë Jennifer Lopez-in me performimin e këngës If I Aint Got You. Ajo atëherë tha se e ka përmbush ëndrrën amerikane.