E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas kësaj liste, të cilën e transmeton “Tirana Observer”, një vend “nderi” në të ka edhe diktatori shqiptar Enver Hoxha, që renditet i gjashti në këtë listë, duke lënë shumë pas idhullin e tij Stalinin, që renditet i 26-ti. Vendin e parë e ka Fidel Kastro i Kubës.
Tridhjetė diktatorėt qė qeverisen mė sė gjati









E përditshmja prestigjioze italiane “La Stampa” duke marrë shkas nga protestat e përgjakshme të qytetarëve libianë kundër diktatorit Gadafi, ka bërë një listë me 30 liderët politikë (jo mbretërit) që kanë qeverisur më gjatë.

Sipas kësaj liste, të cilën e transmeton “Tirana Observer”, një vend “nderi” në të ka edhe diktatori shqiptar Enver Hoxha, që renditet i gjashti në këtë listë, duke lënë shumë pas idhullin e tij Stalinin, që renditet i 26-ti. Vendin e parë e ka Fidel Kastro i Kubës.


1. Fidel Castro (Kubë): 16 shkurt 1959-24 shkurt 2008, 49 vjet e 8 ditë

2. Chiang Kai-shek (Kinë): 10 tetor 1928-5 prill 1975, 46 vjet e 177 ditë

3. Kim Il-sung (Koreja e Veriut): 9 shtator 1948-8 korrik 1994, 45 vjet e 302 ditë

4. Omar Bongo (Gabon): 2 dhjetor 1967-8 gusht 2009, 41 vjet e 188 ditë

5. Muammar al-Gaddafi (Libi): 1 shtator 1969-..., 41 vjet e... (këto ditë pritet rrëzimi i tij)

6. Enver Hoxha (Shqipëri): 22 tetor 1944-11 prill 1985, 40 vjet e 171 ditë

7. Francisco Franco (Spanjë): 1 tetor 1936-20 nëntor 1975, 39 vjet e 51 ditë

8. Gnassingbé Eyadéma (Togo): 14 prill-5 shkurt 2005, 37 vjet e 297 ditë

9. Josip Broz Tito (Jugosllav): 29 nëntor 1943-4 maj 1980, 36 vjet e 157 ditë

10. António de Oliveira Salazar (Portugali): 5 gusht 1932-25 shtat 1968, 36 vjet e 82 ditë

11. Todor Zhivkov (Bullgari): 4 mars 1954-17 nëntor 1989, 35 vjet e 258 ditë

12. Paul Biya (Kamerun): 30 gusht 1975-..., 35 vjet e (është akoma në pushtet)

13. Félix Houphouët-Boigny (Bregu i Fildishtë): 1 maj 1959-7 dhjetor 1993, 34 vjet e 220 ditë

14. Alfredo Stroessner (Paraguaj): 15 gusht 1954-3 shkurt 1989, 34 vjet e 172 ditë

15. Ali Abdullah Saleh (Jemen): 18 gusht 1978-...., 32 vjet e (akoma në pushtet)

16. Yumjaagiin Tsedenbal (Mongoli): 26 janar-23 gusht 1984, 32 vjet e 210 ditë
17. Dawda Jawara (Gambia): 12 gusht 1962-22 korrik 1994, 32 vjet e 40 ditë.

18. János Kádár (Hungari): 25 tetor 1956-27 maj 1988, 31 ditë e 214 ditë

19. Habib Bourguiba (Tunizi): 11 prill 1956-7 nëntor 1987. 31 ditë e 210 ditë

20. Teodoro Obiang Nguema Mbasogo (Guinea Ekuatoriale): 3 gusht 1979-..., 31 vjet e... (është akoma në pushtet)

21. Lee Kuan Yeë (Singapor): 5 gusht 1959-28 nëntor 1990, 31 vjet e 176 ditë

22. Mobutu Sese Seko (Zaire): 24 nëntor 1965-16 maj 1997, 31 vjet e 173 ditë

23. José Eduardo dos Santos (Angola): 10 shtator 1979-..., 31 vjet e...(është akoma në pushtet)

24. Hastings Kamuzu Banda (Malavi): 1 shkurt 1963-21 maj 1994, 31 vjet e 109 ditë

25. Suharto (Indonezi): 12 mars 1967-21 maj 1998, 31 vjet e 70 ditë.

26. Joseph Stalin (Bashkimi Sovjetik): 3 prill 1922-5 mars 1953, 30 vjet e 336 ditë

27. Robert Mugabe (Zimbabve): 18 prill 1980-..., 30 vjet e...(është akoma në pushtet)

28. Abdou Diouf (Senegal): 26 shkurt 1970-1 prill 2000, 30 vjet e 35 ditë

29. Maumoon Abdul Gayoom (Maldive): 11 nëntor 1978-11 nëntor 2008, 30 vjet

30. Muhammad Hosni Sayyid Mubarak (Egjipt): 14 tetor 1981- 11 shkurt 2011, 29 vjet e 120 ditë.

Publikuar: 27.02.2011 | 13:08
Lexuar: 726 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime