Tubim për mbrojtjen e të drejtës së mësimit të mësim-besimit në Maqedoni për sot në Shkup paralajmëruan një grup i arsimtarëve të mësimbesimit dhe asociacioni qytetar "Të rinjë për stile të shëndosha jetësore
Tubim për mbrojtjen e të drejtës së mësimit të mësim-besimit në Maqedoni për sot në Shkup paralajmëruan një grup i arsimtarëve të mësimbesimit dhe asociacioni qytetar "Të rinjë për stile të shëndosha jetësore".
Organizatorët e tubimit u bënë thirrje qytetarëve që sot në orën 13.00 të dalin para Gjykatës Kushtetuese në Shkup dhe ta mbështesin të drejtën e mësimit të mësimbesimit, i cili prej vitit shkollor 2008/09 ishte vendosur si lëndë zgjedhore nëpër shkollat fillore.
Gjykata Kushtetuese javën e kaluar pezulloi nenin 26 të Ligjit për arsim fillor, me çka mësimbesimi më nuk mund të ligjërohet nëpër shkollat e Maqedonisë.
Prindërit e nxënësve të klasës së parë mund të zgjedhnin midis dy lëndëvë - mësimit fetar dhe historisë së religjioneve. /Makfaks/