"Ëshë e dukshme se bëhet fjalë për dorëheqje nën presion. Nga ajo që flitet se presioni ka zgjatur disa ditë dhe se në fund Novakovski i është nënshtruar. Presioni ka ardhur drejtpërdrejtë nga Branko Cërvenkovski. Mund të paramendojmë se çfarë ka qenë, kur bëhet fjalë për Branko Cërvenkovskin. Por kjo nuk do ta ndryshojë shumë situatën. Ai ndoshta bleu 15-20 ditë me detyrimin e dorëheqjes së kryetarit të KSHZ-së, i cili qartë dha deklaratë e cila ishte në kundërshtim me deklaratat e LSDM-së.
Kryeministri Nikolla Gruevski mendon se është e dukshme që dorëheqja e kryetarit të Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Novakovski është bërë nën presionin i cili vinte drejtpërdrejtë nga lideri i LSDM-së, Branko CËrvenkovski, dhe se ajo nuk do ta ndryshojë shumë gjendjen dhe se zgjedhje do të ketë.
"Ëshë e dukshme se bëhet fjalë për dorëheqje nën presion. Nga ajo që flitet se presioni ka zgjatur disa ditë dhe se në fund Novakovski i është nënshtruar. Presioni ka ardhur drejtpërdrejtë nga Branko Cërvenkovski. Mund të paramendojmë se çfarë ka qenë, kur bëhet fjalë për Branko Cërvenkovskin. Por kjo nuk do ta ndryshojë shumë situatën. Ai ndoshta bleu 15-20 ditë me detyrimin e dorëheqjes së kryetarit të KSHZ-së, i cili qartë dha deklaratë e cila ishte në kundërshtim me deklaratat e LSDM-së.
Ai publikisht tha se KSHZ-ja është e gatshme për zgjedhje, se fletëvotimet janë pastruar se ajo punë është kryer, megjithatë nuk e mishte mëkat që dha deklaratë të tillë, por mëkat m i madh është që Branko Cërvenkovskit i nevojitej kohë dhe bleu kohë disa 15-20 ditë. Nuk do të përjashtoj mundësinë së gjatë ditëve në vijim të ndodhë që edhe anëtari tjetër i LSDM-së në KSHZ t'i nënshtrohet presioneve të Branko Cërvenkovskit", deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjet gazetareske pas ndarjes së bursave për studentët e informatikës.
Ai e porositi Cërvenkovskin se nuk do të fitojë asgjë dhe se pushteti do të mbetet në qëllimin që të bëhen zgjedhjet e parakohshme.
"Ne do të mbetemi në qëllimin tonë që të bëhen zgjedhjet e parakohshme në të cilat do të spastrohen të gjitha këto dilema të cilat u krijuan, përkatësisht t'i vihet fundi shkaktimit të dëmit shtetit nga ana e Branko Cërvenkovskit, i cili e vë peng edhe shtetin edhe partinë e vet", deklaroi kryeministri gruevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.