E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në rrugën që të çon për fshatrat e Malësisë së Malit Sharr në rrafshnaltën karakteristike shtrihet fshati Reçan. Deri në këtë fshat rruga është mbi 9 km, e shtruar me asfalt prej Gostivari e përpjetë prej vitit 1964. Por, ky fshat është vetëm sinonim i shumë fshatrave tjerë që gravitojnë në Malësinë e Sharrit. Para se të futesh në fshatin Reçan, i cili shtrihet në një gropë ku nga rrafshnalta prej ku shihet si në pëllëmbë të dorës i tërë fshati është rruga që futesh në Reçan ku ka disa shtëpi të reja të coilat janë duke u kampletuar, e në shikim të parë të bije në sy Xhamia e cila është rindërtuar këtë vit 2002 e që ka kushtuar mbi 700.000 DM e ndërtuar me mjetet e reçanasve edhe pse kanë nevojë edhe për 200 mijë DM, edhe pse ekziston prej 1675, ku ende brezpasbrezi thonë se është e ndërtuar në themelet e kishës së vjetër katolike shqiptare që është dëshmi e lashtësisë që përkon me shumë dëshmi tjera të këtij lokaliteti.
Reportazh, fshati Reēan





Prof. Ismet Jonuzi-Krosi

Botuar më: 2002

“REÇANASIT KURRË NUK U SHPËRNGULËN, E AS U SLLAVIZUAN” - HISTORIKU


Haset në dokumentat osmane në vitin 1453 me 57 familje ndërsa më 1468, me 85 familje. Gjithashtu nga dëshmitë onomastike-osmane të shekullit të XV, hasim patronimin PAVLE ARNAUT-fshati REÇAN ose të fshatit fqinj Vrutok Dimitri Arbanas dhe Radiç Arbanas-fshati Vrutok. Haste në dokumentet osmane në vitin 1453 me 57 familje ndërsa në shënimet e /Dr. Hazim Shabanoviç “Krajista Isa-Beg is’hakovica zbirni katastarski popis iz 1455” na jep të dhënat e lartpërmendura për vakufet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455/ ky fshat ka pasur 55 shtëpi, më 1467/68 me 76 familje, 3 të pamartuar dhe 5 vejusha, më 1528/29 ka pasur 116 familje, 10 të pamartuar dhe 2 vejusha, më 1544/45 ka pasur 41 familje dhe 2 të pamartuar si dhe në vitin 1568/69 ka pasur 84 familje dhe 63 të pamartuar.

HAQIF KROSI-REÇANI SIMBOL LIRIE

Reçani mbahet mend ndër banorët e këtyre anëve se gjithmonë sunduesve ua ka çuar pushkën e lirisë që njëherit edhe e ka pasur edhe reprezaliet siç përmendet krimi mbi banorët dhe djegia e fshatit në vjeshtën e vitit 1912 nga ushtria barbare okupuese serbo-sllave, ku janë djegur mbi 300 shtëpi e thonë se kanë mbetur të padjegura vetëm 4 shtëpi në mahallën e epërme dhe po nga aq në mahallët tjera, që kjo është dëshmi se Reçani nuk ka objekte apo shtëpi të vjetra siç kanë shumë fshatra të malësisë, por gjithashtu përmendin se janë vrarë në këtë krim me përmasa të tejkaluara të gjenocidit mbi 130 persona, ku shumë kush është gjetur si ka mundur, po ashtu duhet përmendur edhe krimin që ka ngjarë në këtë malësi në të njëjtin vit ndaj banorëve të Simnicës ku mbi 85 burra janë masakruar në fshatin Novosellë. Sipas dëshmitarit Hashim Iljazit që në atë kohë ka pasur ofër 10 vjet, se më kujtohet pranvera e e atij viti ku vaji-zija që nga mortja e serbit të parë gratë dhe fëmijët qanin në fshatin e shkretë ku bari i kishte mbuluar gërmadhat e krimeve që nuk ka të përshkruar, në lagjen e poshtme dhe këtu ku jetoj gjithkah vijnte vaji, mallkimi, por që ishte më e keqja se qentë e tërbuar kishin filluar t’i hanin e coptonin kufomat e të vrarëve, fëmijëve, të rinjve, gravë, pleqve që ishin mbuluar sadopak me tokë.

Kundërmonte erë e rëndë. Erë vdekje biro. Një pjesë e banorëve u shperngulën diku nëpër krahinat e Shqipërisë, disa nëpër fshatrat përreth këtyre anëve ndërsa mbi 40 familje ikën e shkuan në Rumaninë e largët që as sot e tërë jetën nuk u kthyen. Ajo që ndodhi me serbin e parë 1912, ma kujton luftën e Kosovës, po biro këta janë ata që gjithmonë na kanë gryerë e vrarë vetëm e vetëm pse jemi shqiptarë e kurë nuk kemi pranuar as të shpërngulemi e as të sllavizohemi. Gjithashtu fshati thonë se para sundimit osman, pra para qindra e qindra vitesh ka ekzistuar në lokalitetin e quajtur Selishte, por për shkak të sëmundjes vdekjeprurëse të Kolerës “LINXHIRËS” janë shpërngulur ngase fshatin e kanë djegur deri në themele.

Por, kjo nuk do të thotë se Reçani nuk ka gjurmë lashtësie ngase kuptojmë se kanë vorret si dëshmi ku edhe sot e tërë ditën gjenden siç u thuan: te rrasat e Metës ka varreza ILIRE, ”T’ESATIT” janë vorret e poshtme , vorret te mahalla e Vanes-prift shqiptar i këtij fshati, vorret te shkolla, te Lloket vorret e ushtarëve të vrarë osmanë, bullagarë e serbë si dhe disa thonë se ka të vrarë edhe nga Reçani.

Në kohën e Luftës së Dytë Ballkanike nga Reçani më në zë kanë qenë shumë trima që kanë bërë rezistencë tri katër ditë serbit ndërsa përmendin dy trimat që nuk i harrojnë Xhezahir Nuredinin dhe Mahmut Nuredinin, si dhe kaçakët; Mekdin Ziberin dhe Tahir Mexhitin, por kësaj të keqe nga sllavët-serb në këto anë ende me nderime e përkujtojnë trimin siç i thonë Kaçaku i Dufit ANTIM MATEJI-KAÇAKU (shqiptar orthodheks veprimtar i denjë i çështjes kombëtare në kohën e Rilindjes Kombëtare, por ende historiografia shqiptare nuk e ka ndriçuar veprimtarinë e bujshme të këtij rekasi, i cili është varrosu në afërsi të Mullirit të mëhallës së Tolajve, ngase banorët Dufit fqinj kanë ndrojtur i cili është vrarë më 1921 nga forcat pushtuese serbo-çetnike dhe se është varrosur në afërsi të Mullirit të Mëhallës së Tolajve, ngase banorët Dufit fqinj kanë pasur frikë që ta varrosin në varret e fshatit Duf.

Se ky fshat ka vazhdimësi nga të parët për çështjen kombëtare dëshmon edhe personaliteti i anatemuar i Haqif Krosi-Reçani që deri vonë përpos nga sllavo-komunistët-maqedonas, por edhe nga historiogragia shqiptare që atëherë e sot nuk u morën me dëshmitë që ngadalë zbehen ngase luftërat e fundit si në Kosovë dhe tek ne në Maqedoni do t’i nxisin historianët që të mos i harojnë edhe luftërat e drejtë për lirinë dhe çlirimin definitiv nga robëritë sllave.

Haqif Krosi-Reçani, i cili njihet si një ndër luftëtarët më trim dhe bashkëpunëtor i Xhemë Hasë-Simnica-Gostivarit të cilin në mënyrën më tinëzake e likvidojnë bashkëpunëtorët e UDB-së në fshatin Vranjovcë, që siç thonë në mënyrën më brutale janë sjellur me kufomën e tij saqë edhe sot e tërë ditën nuk dihet su ku i prehen eshtrat këtij ushtari të devotshëm të Ballit Kombëtar. Siç kuptojmë nga bashkëkohaniku Hashim Iljazit i cili thotë se:” jam i lindur në kohën e sundimit osman, kur nuk dihej se kush kur ka lindur e kush kur vdiste biro”-shprehet me urtësi plaku malësor dhe me përkushtim çohet në këmbë dhe shton se :” Ai ishte njeri i punës, së pashku kemi punuar 22 vjet në Beograd si punëtorë krahu, më 1941 ku filloi lufta erdhëm këtu se na thirrte vendlindja ngase e dinim mirë se çfarë të këqijash ka përjetuar fshati Reçan në luftërat e 1912 e këndej.”

Se vërtetë ka qenë Haqif Krosi-Reçani ushtar e ushtarak që i ka respektuar të gjitha konventat dhe të drejtat për të dëshmon shoku i tij i fëmijërisë, punës, gjahut dhe luftës se kurrë nuk i ka maltretuar të plagosurit, të paaftit, fëmijët, gratë e pleqtë, por sot i thonë gjithçka ata të cilët kurrë nuk mundën t’i dalin në dyluftim burrash-përkujton shokun e tij të vrarë Axha Hashim Iljazi dhe thotë se as nam e as nishan nga Haqifi, ( duhet të theksoj se në punën time në terren më 15.05.2004 që ia bëra fshatit Turçan, nga banorët e këtij fshati kuptova saktësisht se ku ishte varrosur Haqif Krosi gjegjësisht bëra disa foto , pasiqë e gjeta varrin e Haqif Krosit në afërsi të fshatit Turçan afër Gostivarit që në bashkëpunim me reçanasit dhe bijtë e tij, pas gjashtë muajve më saktë më 14.11.2004 e rivarrosëm në fshatin e lindjes në oborrin e Xhamisë së fshatit Reçan ku edhe i prehen eshtrat. Varrimi u bë me të gjitha ritet fetare-kombëtare dhe atë me nderimet me të mëdha të një dëshmori), por falenderit për vizitën dhe keni kujdes mos më dëmtoni në pleqëri. Por, siç kuptova se në vitin 1945 janë vrarë 20 burra nga ky fshat në qytetin e Gostivarit, pretekstin I njohur çështja kombëtare dhe Balli Kombëtar, si dhe janë djegur 7 shtëpi nga uniforma okupuese partizane-sllave.

VENDEMËRTIMET

Në rrafshin e vendemërtimeve të të gjitha segmenteve edhe pse i paprekur fare në rrafshin e gërmimeve arkeologjike dhe të disiplinave tjera shkencore ku sa për ilustrim i përmendim llagapet e familjeve; MONA, MUÇA, KASA, KROSE, TAFA, HASA, GAXHAT, BICAJT dhe RAMA e të tjera, si dhe vendemërtime si; ke pijë ujë-ku kafshët pijnë ujë, rrasat e Metës- vend ku i kanë kripur dhent, vënçkat e macës, guri i shipes, MELLCA-përroi I fshatit I cili derdhet në lumin Vardar, kroi i ujtit, vorri I pqakut, krasta, zabeli, rrahë me gështenja, vërbica, svinca, livadhet e Macanit, guri i kallajnxhisë, ku shtinë pushkë-vend ku I kanë pritur komitët bullgarë dhe sa herë i kanë mbrapsht e shumë të tjera. Reçani si vendbanim malor shtrihet në lartësi mbidetare diku mbi 1200 metra. Ka mbi 250 shtëpi dhe mbi 1500 banorë.

INFRASTRUKTURA

Rruga lokale që shpie për në Reçan është 9 km e asfaltuar ndërsa. Prej Gostivari deri në këtë këtë fshat ka mbi 10 km dhe duhet kaluar fshatrat Zdunjë, Raven dhe Vërtok. Reçani ka ujësjellës e kanalizim edhe pse për nga pamja është fshat i madh, por siç thonë asesi të shtohet ngase prej se ekziston e deri më sot nga ky fshat janë shpërngulur mbi 1200 shtëpi të cilët jetojnë në qytetin e Gostivarit që do të thotë se katërfisht është shtuar në Luginën e Pollogut të Epërm. Por, malësorët janë të gatshëm të ofrojnë dhe atë falë mërgimtarëve që kurrrë nuk kanë kursyer për të mirën e këtij fshati edhe pse nga ky fshat në mërgim ka çdo familje dhe atë në Itali, Gjermani, Zvicër e mbarë Evropën perëndimore por duhet përmendur se mbi 40 familje që jetojnë në Rumani prej 1912 ndërsa 8 familjeje jetojnë në SHBA në Millvok dhe Njujork. Ky fshat ende nuk e ka të rregulluar telefoninë që këtyre diteve presin që MOBI-MAK-u të instalojë një central për celularët që janë i vetmi mjet komunikimi me botën e civilizuar, ka 3 shitore, 2 kafene-çajtore, shkollën fillore territoriale “DRITA” dhe ambulancë të shëndetësisë që e ka ndihmuar në rindërtimin e tyre shoqata italiane “Koorporacione Italiana” para dy vitesh (2000) ku punon tri herë në javë mjeku Rushan Arifi si dhe tri motra medicinale dy janë shqiptare dhe njëra maqedonase. Klubin Fudbollistik “PËRPARIMI”.

SHOQËRIA KULTURORE ARTISTIKE “SEFER SELIMI”

PROFESORI, PATRIOTI, POETI, SEFER SELIMI ËSHTË PISHTAR I ARSIMIT DHE I SIMBOLIT E QËNDRESËS KOMBËTARE, TË BURGOSURIT POLITIK, PROFESORI I NDJER NGA REÇANI


Shoqëria Kulturore Artistike “Sefer Selimi” e cila ndihmon në ngritjen e vetëdijes së kulturës dhe ruajtjes së vlerave kombëtare. Dy fjalë për personalitetin e këtij profesori, patrioti, poeti, Sefer Selimi është pishtar i arsimit dhe i simbolit e qëndresës kombëtare, të burgosurit politik, profesori i ndjer nga Reçani, pra kjo shoqëri daton prej vitit 1997.

Në qendër të fshatit kanë përmendoren e gjashtë dëshmorëve të rënë në vitin 1945 në frontin e Sremit në Luftën e Dytë Botërore edhe pse kanë një numër të konsiderueshëm luftëtarësh dhe të plagosurish nga lufta në fjalë.

Prof. Ismet Jonuzi-Krosi
Ujësjellësin e ka ndihmuar shoqatë angleze që kanë investuar mbi 180 mijë euro, ndriçimin publikë e kanë të rregulluar në bashkëpunim me komunën ku sekretar I saj është Imbërli Osmani nga Reçani edhe pse nga ky fshat ka tre këshilltarë komunalë; Halil Izeiri, Dilaver Kasami dhe Lirimi Bajrami të cilët i koordinojnë aktivitet në interes të Reçanit. Rruga kryesor prej Vërtoku e deri në Reçan është rregulluar sivjet, po ashtu rrugët e fshatit i kanë rregulluar me vetëkontribut para tri vitesh që ka kushtuar mbi 50 mijë euro.

SHKOLLIMI
Shkollën territoriale “DRITA” me 150 nxënës ku mësohet me një ndërrim në 8 paralele, të punësuar ka 16 arsimtarë prej të cilëve 13 dhe 1 pastrues higjienik janë nga ky fshat, godina është dy katëshe. Përgjegjësi i shkollës është Nafi Zejnullahu, por edhe këtu kushtet për mbajtjen e procesit edukativo-arsimor janë thuajse simbolike, prandaj ka nevojë që të investohet për kushtet themelore e të ngjashme. Por, në këtë fshat shkolla daton që nga viti 1919, por që në vitin 1912 ku mësimin e kanë ndjekur paradite serbisht ndërsa pasdite kanë njekur mësimin fetar në gjuhën turke nga Mulla Ismaili I Reçanit, por në vitet 1941/1945 emrin e ka pasur “PANDELI SOTIRI” ndërsa shkolla e sotme është rindërtuar më 1964 me vetëkontributin e tyre. Mësues të parë Medat Cami nga dibra si dhe shumë të tjerë, por përmendin mësuesit nga Reçani prej viteve viteve 1941/1945 e këndej si mësuesi Mulla Ismaili, mësuesi Zaim Mustafai, mësuesi Zija Ismaili, Rashit Ismaili, mësuesi Rustem Rustemi dhe mësuesi Sali Selimi e shumë të tjerë. Thuajse 80 për qind e nxënësve ndjekin shkollimin e mesëm dhe mbi 10 studentë në universitetin e Tetovës, 5 në Kosovë, Shqipëri e gjetiu.

KLUBI I FUTBOLLIT “PËRPARIMI”

Ndër klubet e para të futbollit në trevën e Pollogut, padyshim është klubi i futbollit “Reçani” që sot e mban emrin “Përparimi”, i cili daton që nga viti 1945, ku si themelues të parë përmenden Xhelil Xhelili, Memish Murseli, Ali Musliu, Sabri Maksuti dhe shumë dashamirës të sportit të asajbote para gjashtëdhjetë vitesh. Në vitin 1974, me nismën e rinisë së fshatit dhe të aktivistëve të devotshëm të sportit në Reçan, i ndërrohet emri klubit dhe në vend të KF “Reçan” prej atëherë e regjistrojnë zyrtarisht KF”Përparimi”-këtë të dhënë e konfirmoi njëri nga nga nismëtarët Sinan Xhemaili, i cili ka qenë njëri ndër aktivistët më të flaktë. Ndër aktivistët e parë nga viti 1974 janë ata që edhe kanë kontribuar më tepër si Safet Maksuti, Sinan Xhemaili, Teki Selmani, Nasir Memeti, Gafur Maksuti dhe disa të tjerë. Sa u përket futbollistëve më të mirë të këtij klubi në Reçan përmenden emrat e Gafur Maksutit, Ali Izehirit, Lulëzim Nuhiut, Qemal Mersimit si dhe i portierit Fadil Sinanit. Ndër ata kanë që kanë pasur mundësi të afirmojnë futbollin në këtë fshat gjithësesi se mbahen mend edhe referët e futbollit Imran Selimi dhe Raif Ahmeti, të cilët kanë referuar me sukses edhe në ligën rajonale.

DUFI DHE ORQUSHA KANË MËSUAR NË REÇAN

Në këtë shkollë kanë vijuar mësimin nxënësit e fshatrave fqinjë ai i Orqushit dhe Dufit që ky i dyti / sipas Jovan F. Trifunovski “POLOG” fq. 223 / se në vitin 1868 si dhe në vitin 1900 ka patur 128 shtëpi me 1130 banorë shqiptarë të cilët ndahen në familjeje lagje; Tolajve, me 20 shtëpi, Brozovi me 40 shtëpi, Çajane me 8 shtëpi, Ballabani me 20 shtëpi dhe Japçevishet me 40 shtëpi, që në ka patur 860 orthodhoks dhe 270 të fesë islame. Përmenden edhe hidrografitë shqiptare si Kroi i Kovaçit, Kroi i Jovanit e shumë dëshmi tjetra ku vlenë të përmendim Kaçakun ANTIMI MATEJI i Dufit, i vrarë më 1921 që ka luftuar kundër sundueve osman dhe hordhive çetniko serbo-slave që varrin sot e ka në fshatin Reçan.

Pra mësimin e kanë ndjekur në Reçan dhe atë në gjuhën shqipe deri në vitet e 1980 që është dëshmi siç thonë më të vjetrit se kur dufasit kanë buajtur në Reçan nikoqirët gjithmon i kanë udhëzuar fëmijët që kur t’i përshëndesin t’i përshëndesin me dorën e majtë ngase ata nuk janë mysliman, kjo është vetëm një dëshmi prej shumë e shumë lidhjeve tjera të natyrshme. Por për këtë dhe shumë çështje të tjera të kësaj ana më mirë le të flasin argumentet ngase Josif Bageri edhe pse i anatemuar vetëm e vetëm përshkak të përatësisë kombëtare e që është sinonim e këtyre anëve si shqiptar orthodhoks-rilindas që varrin e ka në Prishtinë e shumë e shumë figura të tjera të shquara që me siguri se një ditë do të ndriçohen.

BUJQËSIA, BLEGTORIA DHE BLETARIA

Ka mbi 200 lopë. Ara-tokë punuese ka 150 ha, thuajse janë simbolike ku më së shumti përdoren për nga çdo shtëpi ngase kanë nga një apo dy lopë. Këtu buqit kultivojnë rendimente të pakta. Kultivohet pemtaria ku veçohen mollët, dardhat e malësisë, dhe kultura buqësore; elbin, tërshërën etj. Ka afër 1 mijë kokë dhensh, me blegtori merren Nuri Sulejmani, Bajram m Mirveti, Ali Nuhiu, Ferit Hyseni, dhe Jusuf Hasani, edhe pse dekada më parë kanë pasur mbi 5.000 mijë kokë dhensh. Edhe pse sipërfaqja për kullota thuajse është tepër e volitshme që të kultivohet bagëtia ngase kullotat apo bjeshkët siç I çuajnë janë të begatshme nga vetë natyra e ato janë; DEDE BEGU dhe ZENDEL BEGU. Në dekadën e fundit me intenzitet të madh sa vijnë e shtohet numri I bletarëve në këtë fshat që dëshmon se ka mbi 300 roje, që mbi 10 familje sigurojnë ekzistencën.

MIGRIMI

Shpërngulja si rezultat i kushteve themelore edhe pse prej vitit 1992deri më 2002 janë ndërtuar përafërsisht mbi 50 shtëpi të reja, por siç thotë arsimtari Nexhat Iljazi se të shperngulit e Reçanit më të përqendruar janë në Gostivar si dhe para pesë shumë dekadash kanë emigruar edhe në Rumuninë e largët. Të shpërgulurit nga ky fshat llogaritet se janë sot janë mbi 1200 që do të thotë katërfisht më shumë se sa sot Reçani.

MBURRJA E REÇANASVE

Nga ky fshat që ende përkujtohet nga gjeneratat e vjetra që sinonim i të gjithë këtyre janë; Haqif Krosi-REÇANI i cili ka qenë krahu I djethtë i Xhemë Gostivarit si shumë malësorë tjerë besnik, por për reçanasit janë sinonim i burrërisë, ushtarëve të Ballit Kombëtar dhe ideologë të pa epur për çështjen kombëtare gjë që e dëshmoi edhe në fultën e vitit të kaluar ku këta malësorë ditën t’i qëndrojnë besnik amanetit të të parëve kush me pushk e kush me ndihma konkrete ashtu siç e donte rendi dhe nevoja. Ndërsa si asnjë fshat tjetër i malësisë Reçani sot llogaritet të këtë mbi 380 intelektualë dhe atë më shkolla të mesme, të larta , fakultete, magjstra dhe doktora shkence. Ku sinonimi I arsimit është i shenjtë për këta malësor. Profesori i ndjer Sefer Selimi, bijtë e profesorit Naser Selimi i cili së shpejti do të mbron titullin e doktorit të shkencave të ekonomisë si dhe Gëzim Selimi profesor i ekonomisë etj, në rrafshin e mjekësisë e përmendin profesorin i cili së shpejti do të mbron disertacionin e doktoraturës në mjekësi Ibrahim Sejdini, prof.dr. i historisë Fejzulla Shabani, mr. Albanolog Femi Reçani, këngëtarja e cila kultivon traditat dhe ritet e këngëve Hanife Sejfullahu-Reçani, këngëtari Rauf Xheladini, mjeku Ferit Dërvishi, si dhe shumë e shumë intelektualë që jetonë në Reçan dhe Gostivar e gjetiu.

PAPUNËSIA

Elemente të traditës-dokeve-zakoneve shqiptare janë duke u harruar në përjashtim të mikëpritjes dhe bujari malësorçe që kultivojnë me xhelozi e nder të veçantë. Në këtë fshat i cili shtrihet në rrafshëlartën e malësisë së Malit Sharr ku mbi 60 përqind e popullatës marrin ndihma sociale. Duhet përmendur se nga ky fshat përpos arsimtarëve në shkollën fillore kanë edhe një policë të rregullt dhe një rezervistë të inkuadruar tash pas fillimit të Ri në Maqedoni si dhe zëvendës-kryeshefin e policisë në Gostivar Agim Aliun, si dhe shumë ka të punësuar në shtetet e perëndimit që dëshmojnë edhe investimet në ndërtimin e objekteve të reja që dëshmon kjo dekadë e fundit ku mbi 50 shtëpi të reja janë ndërtuar dhe se ende e kanë ndër mend të investojnë në pjesët e periferisë për uiken-shtëpiza prej atyre që kanë kaluar numrin e 1200 shtëpive në Pollogun e Epërm e që janë vizitorë të shpesht nëpër lëndinat e kullotat e bukura si dhe për festën pagane të Shën Gjergjit që vërtet është madhështore.

REÇANI KUFIZOHET

Atari i tokës së këtij fshati kufizohet; me malin Osoj, Novosellën, Vërtokun, Dufin dhe Orqushin.

MESAZH DREJTUAR OPINIONIT
Falenderojnë gazetën e vetme ditore në gjuhën shqipe “FAKTI”, dhe na ftuan që më shpesh t’i vizitojmë. Malësorët ua kanë parë sherrin armiqve dhe se kanë qenë dhe janë syçelur. Shtabi për mbrotjen civile gjatë tërë kohës së krizës së vitit të kaluar për fat të mirë ka qenë I gatshëm për gjithçka. Për Fillimin e Ri në Maqedoni shprehin rezerva, por kanë shpresë se bëhet mirë.

Publikuar: 28.02.2011 | 00:14
Lexuar: 1177 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
ballisti_z (29/08/2011 20:03:53) i nderuari prof.ISMET jamlexues i rregullt i shkrimeve te tua,dhe ati kam hasur shum fakte histprike qe nuk jan permendur apo shkruar me pare nga historianet tane .SA historiku te recanitRECANIT a me qllim apo ju ka hikur per momentin te permendni edhe betejen e SKENDERBEUT ne vitin 1453te zhvillur ne REKEN E POSHTEME epikerisht ne RECAN .

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime