Çmimin Oskar për rolin më të mirë në kategorinë e aktoreve, e fitoi Natalie Portman, për rolin e saj të balerinës në filmin Mjellma e Zezë.
Filmi Fjalimi i Mbretit është fitues i madh i ceremonisë së ndarjeve të Çmimeve Oskar në Holivud.
Ky film u nderua me katër Çmime Oskar, përfshirë edhe atë për filmin më të mirë.
Colin Firth, që e luan rolin e Mbretit belbëzues të Britanisë, George i VI, në këtë film, e fitoi Çmimin Oskar për aktorin më të mirë.
Çmimin Oskar për rolin më të mirë në kategorinë e aktoreve, e fitoi Natalie Portman, për rolin e saj të balerinës në filmin Mjellma e Zezë.
Çmimet Oskar jepen një herë në vit nga Akademia e Filmit e Shteteve të Bashkuara dhe konsiderohen çmimet më prestigjioze të filmit në botë.