E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në qoftë se opozita nuk vjen në koordinim, siç paralajmëroi të premten Veljanoski, shumica qeveritare do të detyrohet ta vazhdojë punën pa ta.
Takim koordinues nė Kuvend, opozita paralajmėroi se nuk do tė marrė pjesė







Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbahet takim koordinues, që kryetari i Dhomës ligjdhënëse Trajko Veljanoski fillimisht e caktoi për të premten, por për shkak të mosprezencës së opozitës e ricaktoi për sot. Parlamentari i parë bëri thirrje për mbisundim të mençurisë dhe opozita të kthehet në Kuvend dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme.

Sipas paralajmërimeve nga LSDM-ja, deputetët opozitarë edhe kësaj radhe nuk do ta ndërprejnë bojkotin dhe të kthehen në Kuvend.

Në qoftë se opozita nuk vjen në koordinim, siç paralajmëroi të premten Veljanoski, shumica qeveritare do të detyrohet ta vazhdojë punën pa ta.

Kryetari i Kuvendit, nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve sot duhet të prononcohen për tekstin e vendimit pët formim të komisionit parlamentar për konfirmim të gjendjes me listën zgjedhore, për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin zgjedhor (në pajtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR-së) dhe të Ligjit për këshill gjyqësor, në pajtim me rekomandimet e BE-së. Këto janë çështje të cilat drejtpërdrejt u dedikohen kërkesave të opozitës.

Nënkryetari i LSDM-së Gordan Georgiev në konferencën e djeshme për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për koordinimin në Kuvend në të cilin do të bisedohej për kërkesat e tyre dhe për zgjedhjen e kryetarit të KSHZ-së tha se hapat e tilla janë të kota të Veljanoskit dhe se nuk ka kushte elementare për çka deputetët të koordinohen. Çelësi për përmbushjen e kërkesave të tyre, sipas partive opozitare, është në duart e kryeministrit dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

PRSD-ja, PL-ja dhe AR-ja të premtën kërkuan mbajtje të takimit të liderëve në të cilin do të bisedohej për gjendjen aktuale politike në vend, ide që e mbështetën edhe deputetët e BDI-së.

Kryeministri Nikolla Gruevski dje deklaroi se në qoftë se vlerëson se ka nevojë dhe nëse ka efekt një takim i tillë do të mbahet. "Në qoftë se nuk ka pamje për efekt të tillë, nuk do të ketë. Takim i liderëve do të kishte kuptim në qoftë se opozita vjen dhe dakordohemi për një javë ta shpërndajmë Parlamentin dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare", tha Gruevski dhe shtoi se e përjashton mundësinë të ketë zgjedhje edhe krahas bojkotit të opozitës.

Publikuar: 28.02.2011 | 12:56
Lexuar: 195 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime