Me vendimin bëhet rritja e çmimeve rafinerike dhe të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 5,27 përkatësisht për 3,78 për qind.
Benzina shtrenjtohet për 2,5 denarë, ndërsa dizeli për 2, përkatësisht 1,5 denar
Çmimi i benzinës prej nesër rritet për 2,5 denarë, ndërsa i derivateve dizel për 2, përkatlsisht 1,5 denar për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Me vendimin bëhet rritja e çmimeve rafinerike dhe të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 5,27 përkatësisht për 3,78 për qind.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 paraqet 77, ndërsa i EUROSUPER BS-98 78,50 denarë për litër. Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) me vendimin e KRRE-së rritet për dy denarë për litër dhe do të kushtojë 67,50 denarë, përderisa çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 1,5 denar dhe shitet për 56 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 2,495 denarë dhe do të jetë 39,565 denarë për kilogram.
Si arsye për rritjen e çmimit të derivateve të naftës nga KRRE i cekin për 5,89 për qind çmimi më i lartë mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë periudhës së kaluar 14-ditëshe, si dhe për 0,03 për qind e kursit më të lartë të dollarit në raport me denarin.