E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përfaqësuesit turk në Kosovë janë tronditur kur kanë kuptuar se Turqia jug-perëndimore përshkruhet si Kurdistan ndërsa pjesa veri-perëndimore e Turqisë, paraqitet si pjesë e Armenisë në librat shkollor në Kosovë, raporton “Haberler”.
Librat historik nė Kosovė, ofendojnė Turqinė





Përfaqësuesit turk në Kosovë janë tronditur kur kanë kuptuar se Turqia jug-perëndimore përshkruhet si Kurdistan ndërsa pjesa veri-perëndimore e Turqisë, paraqitet si pjesë e Armenisë në librat shkollor në Kosovë, raporton “Haberler”.

Përveç hartave, kishte edhe imazhe dhe tekst që ofendonte turqit në librat shkollor të historisë dhe gjeografisë, vazhdon më tej “Haberler”.

Duke iu referuar këtyre librave, kryesuesi i Unionit të Mësuesve Turk në Kosovë, Daniel Ashık, ka deklaruar se e kanë përkthyer të gjithë materialin dhe referencat ofenduese në Turqi nga gjuha shqipe në turke.

Ai ka theksuar se flamuri turk është i shkelur nga një thundër kali në librin e historisë së klasës së 4-të. Për më tepër, librat përmbajnë shumë ofendime kundër ushtarëve turq.

“Ky nuk është vetëm një ofendim ndaj Osmanëve, por ndaj të gjithë popullit turk”, tha ai.

Publikuar: 28.02.2011 | 15:38
Lexuar: 551 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime