E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Mandati i dytë do të jetë mandati i Kosovës evropiane, reformave demokratike, zhvillimit të spektrit politik dhe institucional. Kemi një përkushtim maksimal të institucioneve, presidentit, kuvendit por edhe qeverisë dhe kam besim të plotë në suksesin e ri”, ka pohuar Thaçi.
Thaēi: Mospajtimet nė PDK, normale






Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se objektivi parësor i qeverisë së dytë të drejtuar prej tij do të jetë e ardhmja evropiane.

“Mandati i dytë do të jetë mandati i Kosovës evropiane, reformave demokratike, zhvillimit të spektrit politik dhe institucional. Kemi një përkushtim maksimal të institucioneve, presidentit, kuvendit por edhe qeverisë dhe kam besim të plotë në suksesin e ri”, ka pohuar Thaçi.

Duke folur në një intervistë për VOA, Thaçi ka komentuar edhe kundërshtitë në radhët e partisë së tij për zgjedhjen e presidentit, duke i vlerësuar si diçka normale në një demokraci.

“Demokracia është diçka që mund dhe duhet të ketë ballafaqim idesh dhe alternativash. Sot Kosova ka një qeveri të qëndrueshme, me vizion evropian, por edhe kundërshtime nga ana e opozitës, gjë që rrit vlerat e Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Thaçi ka refuzuar të komentojë zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si një çështje procedurale, por ka theksuar se institucionet e reja të Kosovës janë tërësisht legjitime.

“Ato janë çështje procedurale të Kuvendit, por theksoj se institucionet kanë legjitimet të plotë qytetar dhe ligjor. Gjithçka që ka legjitimitet është e pranueshme edhe për qytetarët e Kosovës, si dhe Uashingtonin e Brukselin”, ka nënvizuar Thaçi.

Më tej kryeministri ka shtuar se prioritete të tjera do të jenë vendosja e ligjit dhe konsolidimi i institucioneve, ndërkohë që ka rikonfirmuar qëndrimin se veriu është pjesë e pandashme e Kosovës. (zëri)

Publikuar: 28.02.2011 | 22:58
Lexuar: 217 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime