E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Himni pa tekst është miratuar nga parlamenti i Kosovës më 11 qershor, 2008 dhe është përqafuar nga SHBA-të dhe 22 vendet e BE-së që kanë njohur pavarësinë e shtetit të ri.
Himni i Kosovės me tekst, sfidohen BE dhe SHBA (video)



Himni i Kosovës tashmë e ka edhe tekstin dhe po shpërndahet nëpër internet, saktësisht përmes faqes youtube, hap ky i ndërmarrë nga vetë kompozitori, pavarësisht refuzimit nga ana e komunitetit ndërkombëtar për tu pajtuar me tekstin e himnit shtetëror.

Teksti është i shkruar nga vetë kompozitori, Mendi Mengjiqi, tri vjet më parë, një javë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008.

Himni pa tekst është miratuar nga parlamenti i Kosovës më 11 qershor, 2008 dhe është përqafuar nga SHBA-të dhe 22 vendet e BE-së që kanë njohur pavarësinë e shtetit të ri.

Ky himn është përzgjedhur për shkak se nuk i referohet ndonjë grupi specifik etnik. Në Kuvendin e Kosovës, himni u votua nga 72 parlamentarë, pesëmbëdhjetë ishin kundër, ndërkaq pesë preh tyre abstenuan.

Mirëpo, kompozitori Mengjiqi ka vendosur ta sfidojë komunitetin ndërkombëtar duke e shkruar vetë tekstin dhe duke e kompletuar himnin në mënyrë që të përdoret nga kosovarët në versionin normal.

Në një bisedë për portalin ‘Dtt-net.com, ai ka thënë se ka vendosur ta shuajë heshtjen tre-vjeçare dhe ta publikojë versionin komplet të himnit.

Versioni komplet i himnit të nënshkruar nga një këngëtar australian, është vendosur në youtube javën e kaluar dhe tashmë ka nisur të përdoret nëpër ceremoni private nga shqiptarët e Kosovës.

Në vijim, video e himnit të Kosovës me tekst të shkruar nga Mendi Mengjiqi:

Publikuar: 28.02.2011 | 22:59
Lexuar: 733 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
fazli (01/03/2011 00:36:02) ju lumte tash ingjan himnit bravo
Kushtrimi (01/03/2011 13:01:27) Shumė i mirė,edhe ni strofė kish bė me shtu.
Ju shtua pak vlera me kėtė tekst Flamurit imponuar.Ju lumt
fiti (01/03/2011 15:29:47) Edhe ky tekest eshte i maget,jemi ne vitin 2011,ose kur eshte shkru viti 2008,eshte dasht te jete nje melodi dhe nje tekest rrenqethes,qe qdo njeri edhe ka te punon me kendu me shpirt,nje tekest,qe te jep fu****te ecim perpara,por kjo leti mbetet atyre qe kan vendosur e qe jane kompetet per kete pune.vetem ta dini se ashtu kam prit se dote jete.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime