E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kalishti daton që nga mesjeta e hershme përkatësisht në vitin 1300, ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase përmendet manastiri i kishës së Shën Gjergjit të këtij fshati, ndërsa në historiografinë e Perandorisë osmane haset në vitin 1455 me 26 shtëpi, dhe në defterin nr. IV të osmanlinjve të vitit 1968 po me 26 shtëpi si dhe në vitin 1470 po në të njëjtat burime është e shënuar ndër të tjera vendi i quajtur “GURI I GJAT˔ që edhe sot e tërë ditë haset në kalisht me të njëjtin emërtim.
Reportazh, fshati Kalisht









Prof. Ismet Jonuzi-Krosi

Botuar më: 2003

“FSHATI QË I DHA NJERËZIT MË TË MIRË KOMBIT”


Rrugës rajonale rrëzë Malit Sharr afër 12 km larg Gostivarit shtrihet fshati Negotinë ku të çon rruga përmes fshatit për në Kalishtin e malësisë, i cili shtrihet në pjerrtësinë e kodrave të anës së djathtë të lumit Mosdaç. Pra, në lartësinë mbidetare 1000 metra shtrihet Kalishti, i cili daton që nga mesjeta e hershme përkatësisht në vitin 1300, ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase përmendet manastiri i kishës së Shën Gjergjit të këtij fshati, ndërsa në historiografinë e Perandorisë osmane haset në vitin 1455 me 26 shtëpi, dhe në defterin nr. IV të osmanlinjve të vitit 1468 po me 26 shtëpi si dhe në vitin 1470 po në të njëjtat burime është e shënuar ndër të tjera vendi i quajtur “GURI I GJAT˔ që edhe sot e tërë ditën haset në Kalisht me të njëjtin emërtim.

HISTORIKU

Kalishti daton që nga mesjeta e hershme përkatësisht në vitin 1300, ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase përmendet manastiri i kishës së Shën Gjergjit të këtij fshati, ndërsa në historiografinë e Perandorisë osmane haset në vitin 1455 me 26 shtëpi, dhe në defterin nr. IV të osmanlinjve të vitit 1968 po me 26 shtëpi si dhe në vitin 1470 po në të njëjtat burime është e shënuar ndër të tjera vendi i quajtur “GURI I GJAT˔ që edhe sot e tërë ditë haset në kalisht me të njëjtin emërtim.

Po ashtu Kalishti në dokumentet e perandorisë osmane të shekullit të XV dhe të XVI haset me sa vijon; KALISHT-fshat i krishter në jugperëndim të Tetovës në nahijën e Kallkandeles. Më 1452/53 ka patur 26 familje dhe 2 të pa martuar; më 1467/68 ka patur 26 familje dhe 2 të pa martuar; më 1544/45 kanë jetuar 15 familje dhe 1 i pa martuar, ndërsa për herë të parë haset 1 familje i konfesionit islam dhe më 1568/69 numrin i familjeve është zvogëluar në 5 familje dhe 2 të pa martuar.

Prej vitit 1996 graviton në Komunën e Negotinës së Pollogut, ka 2 këshilltarë komunal, ka mbi 150 shtëpi e mbi 1100 banorë. Kufizohet në lindje me Negotinën e Pollogut, në veriperëqndim me Gjergjuvishtin në perëndim me Llomnicën dhe në jug me Pozharanin, / gjithashtu afër fshatit Pozharan përmendet fshati i lashtë Katranjë i cili është zhduk, kurse në deftrerët osman të shekullit XV haset me emrin KATRANICA dhe atë më 1461 ose 1462. Në këtë fshat dikur ka patur edhe kishë e cila është shtrirë në veri, ndërsa sot janë arat e pozharanasve. Banorët e fundit në Katranjë hasen më 1890 dhe 1900, të cilët kryesisht janë shpërngulur në Pozharan dhe në Tetovë, Kumanovë e më gjerë .

Prof. Ismet Jonuzi-Krosi
Po ashtu si shumë fshatrat e Luginës së Pollogut me malësitë në rrafshin e dëshmive antropologjike e hasim të shënuar në dokumentet e shekullit XV- si; MARKO ARNAUT (ky mbiemër dëshmon edhe për përkatësinë kombëtare-shqiptare ashtu siç na kanë quajtur osmanlinjtë edhe pse është në cilësinë e kryeparit dhe kryfamiljarit)-fsh. Kalisht TD III 99, MILLADIN, b. PROGONIT, fsh. Kalisht TD 329, viti 1467/68 si dhe shumë e shumë patronime që përkojnë me këtë fshat kodrino-malor.

INFRASTRUKTURA

Edhe pse është fshat malësie ka të vetmen rrugë kryesore që lidhet me Negotinën. Rruga në fjalë është shtruar me asfalt në vitin 1991/92 në gjatësi prej mbi 2.5 km. që ka kushtuar mbi 55 mijë euro ku përpos kalishtasve kanë participuar edhe banorët të cilët janë shpërngulur nga ky fshat që janë të vendosur si në Gostivar, Debresht, Vrapçisht, Gradec Negotinë, Kamjan, Reçicë të Vogël, Tetovë, Trebosh, Radushë etj. edhe pse ka së paku 10 familje të shpërngulura në Turqi që siç thonë se dy fshatra më shumë se sa vetë sot Kalishti, janë shpërngulur. Plaku i urtë Jahja Emruli me bujari malësori më njoftoi për aktivitetet e ndryshme që siç më rrëfeu se në vitin 2000 me vetëkontribut kanë shtruar rrugën e vetme të fshatit ku kanë participuar nga 3 euro në person dhe atë prej hyrjes së fshatit ku gjendet shkolla fillore e deri te përroi në gjatësi prej 1 km. ky projekt ka kushtuar mbi 30 mijë euro.
Fshati është ngritur në gjysmë kurorë nga malet dhe kodrat e Sharrit e pjesa më vitale në rrafshnaltat apo pjesët e cila i ndanë përroi i fshatit që e quajnë MAVREJCË, edhe pse dekadën e fundit janë ndërtuar mbi 30 shtëpi të reja. Siç kuptova nga Vahit Azizi aktivist i këtij fshati se prej vitit 1990 uji për pije si çështje jetike nuk e kanë kokëçarje serioze edhe pse e kanë hartuar projektin i cili u ka kushtuar 1500 euro për marrjen e ujit prej vendit të quajtur “BURIMI”, por asgjë deri më sot nuk është realizuar që malësorët gjenden kush si mundet për nevojat elementare. Ndriçimi publik nuk është në gjendje të mirë dhe se kërkojnë të sanohet. Në rrafshin e elektrifikimit ballafaqohen me mungesën e rrymës elektrike kanë nevojë dhe kërkesat e zhvillimit teknologjik-familjar kërkojnë investime të reja dhe se kanë shpresë se edhe këtë çështja do ta kalojnë në bashkëpunim me elektrodistribucionin.

Por, përkujtojnë aktivistin e pashoq Misim Mehmeti, i cili në vitin 1962 së bashku me kalishtasit dhe organet përkatëse instaluan rrjetin e rrymës elektrike, në vitin 1990 kanë instaluar rrjetin tokësor të telefonave. Kanë një shitore dhe dy çajtore. Blegtoria gjallëron thuajse me karakter simbolik ku aktualisht kanë mbi 300 kokë dele, edhe pse dikur ka qenë veprimtari themelore e malësorëve ku përmendin me mburrje Rahman Qehajën, i cili nga pushtetit komunist internohet në burgun famëkeq të Idrizovës ndërsa pasurinë ia uzurpojnë në shenjë hakmarrjeje ngase ka ndihmuar tërë fshatin thuajse në të gjitha segmentet.

Është karakteristike se kanë shumë kullota e livadhe, por ankohen se edhe ato pak kultura bujqësore që i mbjellin ua dëmtojnë derrat e egër. Mërgim është plagë e hapur ngase ka në shtetet e ndryshme të Evropës Perëndimore e në veçanti në Itali, që vërtet japin kontribut të jashtëzakonshëm në shumë projekte konkrete në të mirë të vet fshatit.

Por, është për të përmendur se shumë familje jetojnë vetëm nga ndihmat sociale të cilave kohën e fundit u bëhen padrejtësi me rregullat e reja që edhe e redukton numrin e familjeve që marrin ndihma. Ky fshat ka nevoja të shumta ku ndër më prioritaret përmendet uji për pije, hapjen e rrugës e cila lidhet me kullotat e tyre mbi fshat që ka mbi 8 km, ndërtimi i një ambulance të shëndetësisë ngase kanë dy motra medicinale dhe dy teknikë të mjekësisë, e që janë papunë edhe pse që para 10 vjetësh është shtruar kërkesë por sikur zyrtarët janë të shurdhët për kërkesën e këtyre malësorëve që me të drejtë thonë se partitë politike i vizitojnë vetëm në kohën e kampanjave zgjedhore e më pas i harrojnë hallet dhe dertet e tyre etj. Punësimi është simbolikë ku përmendin se kanë pasur 3 kandidatë për t’u punësuar në polici, por nuk janë përfillur aspak.

FEJA, SHKOLLA DHE SHKOLLIMI

Kalishti ka xhaminë e cila është rindërtuar në vitet 1940/41 dhe se duhet të rinovohet ndërsa sot është imam Edis Islami, por përmendin veprimtarinë e Hafiz Selim Kalishtit i cili pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore ka ndihmuar e ndikuar në shkollimin dhe ka penguar shpërnguljen e malësorëve për në Turqi. Në këtë fshat ka ekzistuar shkollë që më herët, por siç se objekti është ndërtuar në vitin 1974/75, ndërsa sot funksionon shkolla fillore territoriale “Naim Frashëri” ku mësimin e ndjekin mbi 170 nxënës në 8 paralele. Shkollimin e mesëm e ndjekin mbi 15 nxënës si dhe kanë 4 studentë në Universitetin e Tetovës. Përmenden mësuesit e parë në këtë fshat si Emburlla Vranjovci i cili ka qenë i dënuar politik në Goli Otok për shkak të veprimtarisë kombëtare si intelektual i asaj kohe, Jusuf Piroku, Nebi Raveni, Milaim Gradeci, etj. ndërsa nga Kalishti janë mësuesi Avdil Hajrullai, Sali Kamberi, Mevlan Mahmuti Avdirahim Tahiri, Kasam Avziu, Afet Mehmeti, Dashmir Ramadani, Sallman Sallmani etj.

MBURRJA E KALISHTASVE

Në rrafshin e çështjes kombëtare të cilët kanë dhënë personalitete me nam, malësorët mburren me trimëritë e burrave të pushkës për çështjen kombëtare duke filluar që nga sundimi i Perandorisë osmane ku përkujtojnë Daut Idrizi, i cili ka qenë deputet i asaj kohe si dhe mbi 25 vjet krypari i Kalishtit, gjithashtu përkujtojnë Selam Zendelin i cili ka qenë ushtar në Jemenin e largët që me vete ka sjellë flamurin e luftës që sipas zakoneve të malësisë e kanë përdorur nëpër dasma, por pas vitit 1945 këtë zakon ua kanë ndaluar komunistët, po ashtu përmendin ushtarët e Jemenit Faik Nesimin dhe Ismail Zendelin. Në luftërat ballkanike përmendin krimet e serbit të parë vrasin 40 burra të pafajshëm që si krim ende mbetet i pandriçuar në histori edhe pse sot vendi i varrezave të reja është dëshmi e vetme që përkujtohen viktimat e Kalishtit, ndërsa në Luftën e Dytë Botërore më saktësisht më 11.02.1945 ku një zullumqar çetnik serb me emrin Mile nga Uzhica është likuiduar nga dora e trimit siç i thonë Loki i Llakavicës, për vrasjen e zullumqarit, okupuesit serb kalishtasit paguajnë çmim të lartë ku u digjet lagja e tërë e Manallarëve në shenjë hakmarrjeje duke e kërkuar Lokin e Llakavicë në shenjë hakmarrjeje tubojnë tërë fshatin në xhami dhe në oborr e ekzekutojnë Kamber Jonuzin si dhe një fëmijë 7 vjeçar Xhemali Beqiri nga tmerri i i zullumqarëve vdes nga frika, ku edhe sot i kanë varret para xhamisë, ndërsa burrat e fshatit i internojnë në Gostivar ku qëndrojnë tri ditë nën mundimet dhe maltretimet e partizanëve, por falë Sali Lisit nga Dobridolli i cili ka qenë nip nga Kalishti intervenon e i shpëton malësorët nga ekzekutimi.
Kalishti ka sinonimin e mburrjes së çështjes kombëtare që kanë luftuar për idealin e kauzës kombëtare në Ballin Kombëtar krah për krah me komandantin legjendar Xhemë Simnicë-Gostivarin, si Xhelë Sinani-Kalishti që bashkë me prindin Hajrullahun dhe dy vëllezërit e tij Avdil dhe Hisen Kalishti të cilët janë shpërngulur në vitin 1948 në Turqi, gjithashtu malësorët përkujtojnë edhe shumë të tjerë ku përmenden Shahin Jusufin dhe Rustan Mehmetin. Ndërsa gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë përmendet se në vitet 1945/46 dhe 47 internohen 4 familje në Idrizovë në shenjë hakmarrëse për përkrahjen që u është dhënë Ballit Kombëtar për të cilën pësojnë familjarët e Rahman Qehasë, të cilin e pushkatojnë në vitin 1951 apo 1952 në burgun famëkeq të Idrizovës me urdhër të “Cërna rukës” dhe “Bella rukës” së Beogradit, dhe se edhe sot nuk dihet se ku i prehen eshtrat këtij veprimtari të devotshëm të kauzës kombëtare, ndërsa me nderime e përkujtojnë të ndjerin prof. Abdullah Kalishti që ka qenë i burgosur e i dënuar për veprimtari kombëtare edhe në burgun famëkeq Koli Otok, kurse sot deputetin e popullit Hyseinxhevat Kalishtin e nderojnë si trashëgimtar i veprimtarisë atdhetarëve të malësorëve trima.

TË DHËNAT E FAMILJEVE DHE VENDEMËRTIMET

Fshati ndahet në katër lagje; Lagja e Livadheve, Metollarëve, Feratallarëve (Hasjane) dhe Monallarëve. Emrat (llagapet që ende i ruajnë me xhelozi) e familjeve si; FERATOLLARËT (HASI), MEMOLLARËT (MEMA) REÇI, AMATALLARËT, CEMALLARËT (CEMA), UKALLARËT (UKA), ZIZOLLARËT, LLAHORE (u thonë për shkak se një pjesëtar i kësaj familjeje ka marrë pjesë në luftë në Pakistan në qytetin e quajtur Llahor, janë pjesëtarë të familjes Monollarë etj.
Vendemërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditshmërisë si; vendemërtimet në kodra-male-fusha; Kuçibabë (bjeshkë e fsh. Kalisht), Linishta, Livadhtem, Uji i zi, Kroi i Sulumçeshmës, Kroi i Sulës, Kroi i Petres (gjendet në mes të fshatit ku ndahet nga përroi), Guri i Gjatë (që përmendet në vitin 1470 në dokumentet e osmanlinjve), Cer, Gropa e Dënit, Guri i Sokolecit, Ara e Ahmetit, Ormën, Livadh Përroe, Ligata e Rahës, Kisha e Madhe (që përkon me manastiret e mesjetës edhe pse nuk janë të ndriçuara ngase është edhe Kisha e Vogël, por nuk dihet për emrat e tyre), Varret e Memës (gjenden te shkolla e sotme ku më parë ka qenë mejtepi i Kalishtit), Vorret e Vjetra (gjenden në hyrje të Kalishtit), Vorret e Reja ( ku janë të varrosur 40 burrat e vrarë nga serbi i parë 1912/14), Mavrejcë (përroi i cili e ndanë fshatin në mes), Llofkat e Memollarve, Kroi i Haxhi Sabrisë, Kroi i Salës, Kroi i Araoshës (arushës), Guri i Shipes, Guri i Sokolecit (Sokol Lecit që në popull haset gojëdhëna e vetëflijimit ngase ka qenë i dashuruar në një vajzë të cilën nuk ka mund ta marrë, dhe se popullata e këtij rajoni e më gjerë në këtë gur kryejnë rituale të ndyshme për të patur fat e të ngjashme kjo ngjarje është mjaftë e hershme saqë dëshmon vetë emri SOKOL LECI- dorëshrim “Takimi me shekujt”-Ismet J.KROSI-1993) e etj.
Para se të ndahesha nga ky fshat ku më shoqëronte pedagogu Basri Jakupi, i cili është shpërngulur nga Kalishti para tri dekadash ku malësorët falënderuan gazetën e vetme në gjuhën shqipe “FAKTI” që ka gjetur kohë ta vizitojmë këtë fshat të lënë pas dore, ngase asnjë ekip gazetarësh nuk i ka vizituar deri më sot. Po ashtu për të gjitha të dhënat e vendemërtimeve dhe mburrjes së këtij fshati, pa mos kursyer kohë dhe mund më ndihmoi malësori i Kalishtit që është shpërngulur para disa dekadash në Reçicë të Vogël, plaku Idriz Zulfi Hajrullai ( i lindur më 11.10.1934). Ky plak malësor është prototip i kalishtasve ngaqë të gjithë fëmijët i ka shkolluar në universitetet si në Prishtinë Tiranë e UT dhe se i ka rritur në frymën e atdhedashurisë e lirinë e kombit.

Mbetem me shpresë se kjo vizitë do t’i motivojë edhe shumë e shumë ekipe tjera të informimit dhe strukturave tjera shoqërore-politike që t’i përfillin kërkesat jetike.

Publikuar: 28.02.2011 | 23:31
Lexuar: 1038 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Ymer (14/03/2011 13:38:32) Mė habit fakti se si nuk pėrmendet kėtu familja e Rrahman Qehajės-Kalishtit i cili gjat luftės dytė e ka mbajt fshatin pasi ka angazhuar sejmen (roje me pages) mikun e tij Hamėz Regjep Bilallin nga Bicaj te Lumės. Nė Kalisht nuk ka shkel kėmba e okupatorit sllavo-maqedon gjer nė fillim tė vitit 1946 kur edhe ėshtė vra Hamza nė betejėn e lavdishme tė Muzdaqes mbi Kalisht. Mu pėr kėt shkak kėtu ėshtė dasht tė pėrmendet edhe periudha e Hamėz Regjepit sepse ende edhe sot kėndohet nė kėnga "Qatje nalt nė bjeshk te kepi, Luft po bajka Hamėz Regjepi".Kush e haron tė kaluarėn haron edhe tė ardhmen. Ky ishte plotsim i imi sepse e ndiej pėr obligim sepse Hamėzin e kam pas nip sahtėpie sikurse edhe Avdi Rrahmanin djalin e Rrahman Qehajės.
shukri-sinani (31/03/2012 18:17:31) inderuari imer,besoj se ska nevoj meu permend,familja,h,rexhepit se nuki kajn ba nder familes rahman qehas ne kalisht ju,nuki dini punet,sikeni shkrujt
sh,sinani (31/03/2012 19:07:09) ju pershendeti per ket repertazh te katundit kalisht qe keni kontribu po ka nevoj shum ema shum se ka nji historij ku duhet te perfshihen shum ghjera pra ju pershendeti juve andej sh sinani
Ymer (27/04/2012 09:51:14) Shukri Sinanit- Zotėri i nderuar nuk pajtohem me ju qė nuk duhet tė shkruani pėr Hamėz Regjepin pasi livadhi mbi Kalisht quhet livadhi i Hamzit. E sa i pėrket tė keqes qė i ka sjellė Hamza familjes sė Rrahman Qehajes nuk mundė tė thoni asgjė sepse Rrahmani me vetėdije e ka angazhuar dhe pėrkrahė Hamzin, e pse nuk fitoi luftėn forcat e Qėndresės sė Pollogut nuk ėshtė faji asė i brahmanit e as i Hamzit. Ndoshta ti mendon se faji i pėrkrahjes Hamzit u internua dhe u pushkatua Rrahmani nuk ke tė drejt. Sepse sllavo maqedonėt i internuan dhe i pushkatuan edhe ata qė nuk e pėrkrahėn luftėn e Hamzit. A keni harru se edhe kalishtasit tjerė 6 vite brohoritnin “Rroftė Hamzi” e pas vrasjes sė Hamzit nuk ishte mirė tė brohoritet “Poshtė Hamzi”. Unė e diej shumė mirė se edhe gjatė internimit halla ime Lija i mori fėmijėt e Hamzit dhe i ruajti si fėmijėt e vetė.Prandaj Lavdi i qoft[ p[r jet[ Rrahman Qehajes-Kalishtit dhe halles Lije me familje sepse gjaku asnjehere nuk behet uje. Ymeri

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime