Atij i pëlqen shumë që të punojë në Europë, edhe pse ka lindur dhe jeton prej një jete të tërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por në Europë janë rrënjët e tij dhe sigurisht një pjesë shumë e madhe e adhuruesve të zjarrtë të të gjithë filmave të interpretuar prej tij. Në Europë ai nuk vjen vetëm për rrënjët, por edhe për ushqimin e mrekullueshëm dhe të shëndetshëm.
Vitet kalojnë edhe për mitet, por për sa i takon Robert de Niros kur ai vendos që të buzëqeshë, të gjithë e shohin që tek ai asgjë nuk ka ndryshuar që nga interpretimi i largët i shumë viteve më parë në filmin Na ishte njëherë Amerika. Pamja e tij është një pamje që ka shënjuar një epokë kinematografike dhe jo vetëm aq. Ajo ka shënjuar një kohë, një brez, një stinë të jetës së të gjithëve ne.
Atij i pëlqen shumë që të punojë në Europë, edhe pse ka lindur dhe jeton prej një jete të tërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por në Europë janë rrënjët e tij dhe sigurisht një pjesë shumë e madhe e adhuruesve të zjarrtë të të gjithë filmave të interpretuar prej tij. Në Europë ai nuk vjen vetëm për rrënjët, por edhe për ushqimin e mrekullueshëm dhe të shëndetshëm.
Ndërsa kinemaja amerikane, veçanërisht ajo italiane me të cilën po bashkëpunon së fundi, i ka lënë mbresa dhe e ka joshur që të lërë Amerikën për pak kohë dhe të qëndrojë në Itali për një sërë projektesh teatrale e kinematografike. Disa prej tyre i ka fiksuar që tani në axhendën e tij dhe bashkëpunime të tjera thotë se do të kryejë edhe në të ardhmen. Ai është i mendimit se kinemaja europiane në përgjithësi dhe ajo italiane në veçanti nënvleftësohet dhe se nuk ndodhet në vendin që i takon. Në Shtetet e Bashkuara, që kanë një industri gjigante kinematografike, vijnë shumë pak filma europianë e italianë dhe shumë prej këtyre filmave janë më të mirë se prodhimet amerikane që janë të famshëm dhe të shumëreklamuar.
Dy regjisorë të mëdhenj amerikanë me origjinë italiane, Scorcese dhe Coppola, i kanë dedikuar kinemasë italiane vepra të posaçme. Në Itali sot regjisorët e rinj më të mirë dhe më të afirmuar si Sorrentino apo Garrone, kanë filluar që në veprat e tyre tu rikthehen edhe njëherë këndvështrimeve dhe mënyrës regjisoriale të filmave italo-amerikanë të viteve 70 të shekullit të kaluar. Për ta kjo kinema është shndërruar në një burim frymëzimi për krijimin e veprave bashkëkohore që përcjellin mesazhe të mëdha, të cilat u përkasin zhvillimeve të një epoke. Si e gjykon këtë tendencë De Niro? Sipas tij, është e vështirë që të flitet për shkolla kinematografike të mirëfillta. Këto i ka punuar gjatë karrierës së tij kinematografike edhe me Bertoluçin dhe Sergio Leonen dhe, sipas tij, ata kanë qenë tërësisht të ndryshëm në mënyrën e konceptimit dhe të krijimit të një filmi, pra një vepre kinematografike.
Në të njëjtën mënyrë janë të ndryshëm edhe vetë Scorcese, Coppola dhe Cimino. Por ka një gjë që i bën bashkë të gjithë këta gjeni të kinemasë. Ajo është ndjesia e përbashkët, si një aromë që i lidh dhe i shquan si vepra që kanë një lidhje të padukshme, por shumë të qartë. Për këtë brez regjisorësh, veçanërisht për Scorcesen, kinemaja e madhe italiane më shumë se një model i mirëfilltë ka qenë një edukim sentimental. De Niro rikthehet sërish në një film me regjisorin e famshëm, këtë herë për filmin The painted house. 16 vjet më parë punoi me këtë regjisor për të famshmin film Casino. Çfarë përjeton në këtë rikthim? Sipas tij ky rikthim, ose më mirë kjo përvojë, është shumë më e bukur se e para. Për respektin e publikut duhej gjetur një histori e fortë si ajo e Frank Sheeran. Bëhet fjalë për historinë e një killeri mafioz që akuzohet për 25 vrasje. Edhe këtë herë De Niro do të interpretojë me Joe Pesci, aktorin e famshëm me të cilin ka luajtur në të gjitha filmat me temën e mafies. Edhe historia e njohjes me të është interesante. Joe në të ritë e tij kishte bërë aktorin dhe muzikantin, por pa shumë sukses dhe më në fund kishte gjetur një punë si shoqërues i klientëve në një restorant italian.
De Niro dhe Scorcese shkonin shpesh në këtë restorant për të ngrënë dhe e kishin pikasur Joe duke menduar se ai do të ishte shumë i përshtatshëm për të interpretuar personazhin italian më tipik nëpër filmat e tyre. Kështu ata folën me pronarin e lokalit, i cili u tha se nëse do ta merrnin Joe kjo duhej që të ishte përgjithmonë, sepse ai nuk mund tia ruante vendin e punës. Kështu nisi bashkëpunimi me Pesci dhe të dy, De Niro e Scorcese, e dinë se bënë një punë me shumë leverdi duke e futur italianin në stafin e filmave të tyre. Në suksesin e filmave ka pasur një rëndësi shumë të madhe miqësia mes aktorëve dhe regjisorit, origjina dhe mbi të gjitha, sipas De Niros, vetë fryma bashkëpunuese dhe pozitive e Scorceses. Ishte ai që i bëri të gjithë bashkë dhe arriti që të nxirrte më të mirën nga gjithsecili. Ky regjisor, sipas De Niros, ka një sens shumë të madh të punës në skuadër dhe sens familjar në trajtimin e bashkëpunëtorëve të tij. Raporti që kanë të gjithë pjesët përbërëse në filmat e Scorceses është i veçantë dhe madje unik në kinemanë amerikane. Ndoshta në stafin e Felinit ekzistonte një frymë e tij miqësore dhe familjare që dha sigurisht frytet e saj. Në rastin e Felinit ai zgjodhi që të bashkëpunonte me Mastrojanin dhe krahasimi i këtij çifti me atë ScorceseDe Niro është i duhuri.
Sipas De Niros, një nga meritat dhe sukseset e Scorceses është se ai i lë të lirë aktorët që të improvizojnë dhe kjo i bën ata më origjinalë dhe të vërtetë, edhe pse De Niro personalisht është për tju përmbajtur më shumë tekstit dhe nuk i duron shumë aktorët që kërkojnë të improvizojnë për tu dukur më interesantë, apo më origjinalë. Për De Niron ekziston një mit, sipas të cilit thuhet se ai nuk i ka parë kurrë dhe nuk i shikon kurrë filmat e tij. A është një gjë e tillë e vërtetë? Sipas tij, është plotësisht e vërtetë. Ai thotë se shikon shumë filma. Ndonjëherë gjatë gjithë natës, ose çohet herët në mëngjes për të parë filmat e fundit, apo edhe ata klasikë, por kjo nuk ndodh kurrë me filmat në të cilët ka interpretuar vetë. Në të shkuarën thotë se kur i shihte ishte një torturë e vërtetë, sepse mendonte se mund ti kishte bërë edhe më mirë dhe kjo i shkaktonte vuajtje.
Për sa i takon jetës private ai thotë se nuk ka kërkuar kurrë që të duket, apo të hiqet si një VIP, ose personazh i rëndësishëm. Për të bota është mjaftueshëm e çmendur për të pranuar edhe të çmendur të tjerë që hiqen për atë që nuk janë.