E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka qenë për tre vjet numri dy i “Wikileaks”. Në një libër ka treguar eksperiencën e tij të jashtëzakonshme dhe shumë sekrete.
Daniel Berg: Brenda “Wikileaks”







Daniel domscheit-Berg është një informatikan shumë i zoti. Në tre vjet që ka punuar me “Wikilekas” ka ditur gjithmonë t’i ruajë sekretet që të mos binin në duar të gabuara. Berg sapo ka nxjerrë në shitje librin, “Inside Wikileaks” që fillimisht doli në Gjermani dhe më pas u përkthye në 15 gjuhë të ndryshme. Në libër, ai tregon periudhën e kaluar në ekipin drejtues të “Wikilekas”, për marrëdhënien me Julian Assange, për largimin e tij nga organizata pesë muaj më parë dhe projektet për krijimin e Openleaks, një sistem të ri për ruajtjen e informacioneve të rezervuara, ndryshe nga “Wikileaks”.

Berg në Mynih foli për transparencë, përgjegjësi dhe mundësi teknike për t’i shndërruar këto ide në realitet më tepër se një platformë për shpërndarjen e informacioneve sekrete “Wikileaks” është sajti që ka shënuar nisjen e një epoke të re. Një epokë ku interneti është i destinuar të revolucionojë jo vetëm teknologjinë dhe komunikimin, por edhe shoqërinë dhe politikën. “Wikileaks” është simboli më i dukshëm i kalimit nga web 2.0 në web 3.0. “Bëhet fjalë për një ndryshim kulturor”, thotë Berg. “Kuptuam se çfarë mundësish të hapen kur teknologjia dhe shoqëria takohen. Tani e dimë se çfarë mund të arrihet duke kaluar barrierat. I kemi dhënë shtysë një debati të rëndësishëm mbi natyrën e sekreteve: sot pyetet deri në çfarë pike kemi të drejtë të mbajnë sekrete apo t’i bëjmë publike. Ky është thelbi i çështjes që duhet përballuar”.

Ndryshe nga Assange

Assange ishte luftëtari, një haker autodidakt me një fëmijëri të trazuar mbi shpinë që e kaloi në arratisjen drejt Australisë bashkë me të ëmën. Përkundrazi, Berg ka studiuar informatikë të aplikuar në Universitetin e Mannheim dhe ka punuar si administrator rrjeti për shoqërinë e madhe “Electronic Data System”. Sot Daniel Berg është 33 vjeç dhe duket si një jashtëtokësor. Ai e di shumë mirë se interneti dhe teknologjia janë dy fusha ku edhe me pak fat mund të fitosh miliona. “Wikilieaks” për të është një fjalë po aq e përdorur sa “Google”, “Harvard” dhe “Coca Cola”. Për këtë arsye largimi i tij nga “Wikilekas” bëri aq bujë sa edhe largimi nga grupi i njërit prej “Beatles” pak para publikimit të Stg Pepper. Në 28 nëntor të vitit 2010, “Wikilekas” publikoi një sërë sekretesh të diplomacisë amerikane duke ngatërruar gjithë botën. Që nga ajo ditë për disa Assange u bë një hero, për të tjerë një armik. Gjithsesi, falë Assange u shndërrua roli i internetit në politikë, aq sa ndryshoi vetë politikën.

Por shumë pak i kanë vere kontributit të dhënë nga Berg në këtë fenomen. Për më tepër nuk është e qartë as nëse Daniel Berg është larguar vetë apo është dëbuar nga Assange. Në bisedat e tyre duken qartë mospërputhjet. Çështje besimi, parash dhe pushteti. Gjithsesi, edhe vetë Daniel nuk dëshiron t’i tregojë. Gjithsesi kuptohet që çështja kryesore që e shtyu Berg dhe pesë bashkëpunëtorë të tjerë të largohen nga Assange ka qenë mënyra se si u bënë publike dokumentet e klasifikuara për luftën në Irak dhe në Afganistan. “Tri gazetat me të cilat kemi bashkëpunuar që nga fillimi, “Der Spiegel”, “The Guardian” dhe “New York times”, kishin kërkuar që të procedohej në mënyrë të tillë që të publikoheshin informacione që mund të dëmtonin dikë. Kështu që problemi ishte i njohur për të gjithë”. Por Assange nuk ka bërë asgjë për ta zgjidhur. Gabimi më i madh ishte se në raportimin e dosjeve për Afganistanin dolën në dritë emra bashkëpunëtorësh që mund të dëmtoheshin rëndë nga e gjithë kjo.

Transparencë dixhitale

Sigurisht, çështja kryesore që shkon përtej politikës është ajo se për sa transparencë ka nevojë shoqëria? Dhe mbi të gjitha për çfarë lloj transparence bëhet fjalë? Ky debat nuk i përket vetëm “Wikileaks” dhe përgjigjen Berg e ka shumë për zemër. “‘Facebook’ dhe faqe të tjera të tilla interneti ofrojnë një transparencë ekskluzivisht individuale”, shpjegon. “Mund të na shërbejnë të komunikojmë më mirë, por nuk i jep asnjë vlerë shoqërisë. Ndërkohë, ne synojnë një transparencë për të përcaktuar nëse ajo që ndodh është imorale apo ilegale”.

Ai e di se kur flitet për transparencën shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Bota dixhitale është një hapësirë e hapur sociale ku nuk ekziston thuajse asnjë rregull dhe mbi të cilën duhet shumë pak. “Wikilekas” ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme që ka treguar se sa forcë mund të marrë një mjet dixhital i ideuar nga një individ i vetëm dhe i realizuar nga një grup i ngushtë njerëzish. Daniel dëshiron të mos bëjë gabimin e Julian Assange me “Wikilekas”. “Openleaks” nuk do të bëjë politikë: do ta bëjë vetëm të mundur.

Publikuar: 01.03.2011 | 15:38
Lexuar: 497 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime