Siç raportohet nga mediat, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që ajo ka pasur siç thuhet me ish të dashurin e saj, biznesmen nga Kosova, i cili tashmë është i ndaluar edhe nga policia. Albëria Hadergjonaj e konsideron si ngjarje të tmerrshme ngjarjen që i ka ndodh koleges së saj, Emmy-t.
Arben Gjinaj
Këngëtarët shqiptarë kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ikjen tragjike nga kjo jetë të koleges së tyre, këngëtares Elsina Idershai e njohur si Emmy e cila pas plagëve të rënda të marra nga një përplasje në veturë, ka ndërruar jetë të dielën në spitalin ushtarak të Tiranës ndërsa varrimi është bërë të hënën në Tiranë.
Siç raportohet nga mediat, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që ajo ka pasur siç thuhet me ish të dashurin e saj, biznesmen nga Kosova, i cili tashmë është i ndaluar edhe nga policia. Albëria Hadergjonaj e konsideron si ngjarje të tmerrshme ngjarjen që i ka ndodh koleges së saj, Emmy-t.
Është e pabesueshme, dëshpëruese, e tmerrshme që sot Emmy nuk është më në mesin tonë. E përzënë pa dëshirë nga bota e ligë dhe e dhunshme që ajo donte ti dhuronte vetëm puthje, siç thotë dhe në këngën e fundit që këndoi pak orë para tragjedisë.
E tash, tash që familja humbi njeriun e dashur, e njerëzit humben një shoqe, një artiste të mirë, plot talent e energji, buzëqeshje dhe jete, lusim Zotin që t'i japë paqen e përjetshme shpirtit të saj të butë e të mirë që iku kaq shpejt, shprehet në faqen e saj në Facebook, këngëtarja kosovare e cila jeton në Tiranë.
Mesazhe ngushëlluese në drejtim të familjes Idershai ka dërguar edhe Vesa Luma. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe miqtë si dhe për adhuruesit e këngëtares 21 vjeçare, Emmy nga Shqipëria :( ..May your soul rest in peace), ka thënë ajo.
Në anën tjetër në mesazhin e saj ngushëllues, këngëtarja Rezarta Shkurta e ka quajtur Emmy-n si një yll që u shua. O Zot na jep një ëndërr ta jetojmë se ky realitet po na vret.
Një yll sot u shua..., ia prenë krahët por smund tia ndalin dot fluturimin.
U prefsh në paqe dhe je ne zemrat e të gjithë neve, janë fjalët e këngëtares Shkurta e cila njëherësh dje ka ftuar të gjithë simpatizuesit e saj që të mblidhen pranë liqenit artificial në Tiranë për të përcjell siç thotë ajo engjëllin e vogël për në banesën e fundit.
Ndërkohë Rovena Stefa ndien keqardhje për humbjen e jetës së koleges së saj. Keqardhje e thellë për këngëtaren Emmy, kolegen tonë nga Shqipëria që ndërroi jetë në Tiranë. Ngushëllime për familjen e saj dhe miqtë, ka theksuar Rovena.
Ngushëllime për familjen, farefisin, miqtë dhe simpatizuesit e këngëtares Emmy, kanë shprehur edhe Bleona Qerreti, Argjentina Ramosaj, Altuna Sejdiu, Fjolla Morina e shumë të tjera. Këngët më të popullarizuara të ndjerës Emmy ishin: Rastësisht u pamë, Let it play, Pse të dua ty, A ma jep etj.