Mund të thuhet se ishte e rastit që po në këtë vit na dolën raportet që Kosovën e qitën në dy gjunjë, raporti i Transparancy International, raporti i progresit, raporti i Bankës Botërore, dhe ai i fundit i Dick Marty-it. Buja që bënë këto raporte tash për tash as sikur të investohet me qindra miliona euro në marketing për të promovuar Kosovën sdo të pinë ujë.
Arbana Xharra
Asnjë marketing smund të jetë i keq përderisa të përmendet emri, thënie kjo e njohur, e cila fatkeqësisht nuk vlen për Kosovën. Vitin që lamë pas u shpenzuan me miliona euro në fushatën promovuese për KosovënKosovo the young Europeans nëpër media më të fuqishme botërore, dhe pikërisht në këtë vit pësuam rënie të investimeve të huaja deri në 100 milionë euro krahasuar me një vit më parë dhe shumë pak njohje.
Mund të thuhet se ishte e rastit që po në këtë vit na dolën raportet që Kosovën e qitën në dy gjunjë, raporti i Transparancy International, raporti i progresit, raporti i Bankës Botërore, dhe ai i fundit i Dick Marty-it. Buja që bënë këto raporte tash për tash as sikur të investohet me qindra miliona euro në marketing për të promovuar Kosovën sdo të pinë ujë.
Imazhi që qeveria është munduar ta transmetojë përmes popullatës së re që ka Kosova nuk është më bindëse. Nëse me këtë fushatë është synuar të shtohen njohjet dhe të tërhiqen investitorë të huaj, të dyja këto kanë stagnuar dukshëm.
Qeveria ka punë për të bërë para se të bindë një investitor të huaj ta sjellë kapitalin e tij në Kosovë. E derisa të punohet në rregullimin e imazhit, investitorët do t ua mësyjnë vendeve të rajonit e Kosova me kalimin e kohës do të humbë me qindra miliona euro.
Të dhënat zyrtaret për rënien e investimeve janë shqetësuese, në 2007 kemi pasur 440 milionë euro investime të huaja, një vit më vonë 366 milionë euro, në vitin 2009 janë investuar 291 milionë euro derisa në vitin që lamë pas ato ranë në 204 milionë euro.
Dhe zhvillimet që iu primë ne vetë, duke filluar nga zgjedhjet e deri tek formimi i institucioneve, ku gjithçka u ndërtua mbi hajninë, nisur prej votave e deri tek blerja e kujtdo që ju zë rrugën, nuk jep shpresë për rritjen e investimeve, për shkak se kemi ardhur në një fazë kur gjithçka zhvillohet në mënyrë transparente dhe as që tentohet të fshihet.
Të vetmet investime që mund të presim të bëhen në Kosovë janë ato që ofrojnë fitim dukshëm më të madh për investitorët sesa ai që mund ta gjejnë në rajon. Ato sektore janë i ndërtimit dhe ai bankar. Vitin që lamë pas mund të numërohen në gishta tri-katër kompani që kanë investuar: Universal Food- 15 milionë euro, Kosovatex 4.6 milionë euro, Tehno Betoni 5.2 milionë euro, Trepharm- 6 milionë euro. Ndërkohë që po këtë vit patëm largimin e investitorëve potencialë në projektin më të madh pas autostradës, atë të ndërtimit të termocentraleve të reja Kosova e Re.
Dy kompanitë me peshë të madhe në botë, RWE-ja gjermane dhe konzorciumi çek-amerikan Cez Group ikën nga gara të zhgënjyer me Kosovë .
Këto zhvillime na tregojnë për ndërrimet e mëdha të qasjeve të të huajve
brenda 12 viteve ndaj Kosovës.
Patëm imazhin e një vendi të dal nga lufta i shkatërruar menjëherë pas vitit 1999 për të vazhduar më pas me përmirësimin e saj si një vend me potenciale të mëdha për të investuar e deri tek imazhi i një vendi të korruptuar ku mbizotëron krimi i organizuar.
Mjafton një lajm i vogël për të larguar investitorin e huaj, e Kosova sot ka një bagazh të madh me lajme të këqija, të cilat bëjnë që zor ndokush ta marrë guximin e tia mësyjë Kosovës për të investuar.