Zëvendësministrja Lindita Qazimi sqaroi se ky project është një ndërprjektet e shumta që Ministria e Arsimit është duke realizuar në kuadër të modernizimit të arsimit fillorë dhe të mesëm në Maqedoni.
Në kuadër të projektit qeveritar për modernizimin e arsimit fillor dhe të mësëm në Maqedoni, sot në Reçicë të Madhe u vendos gur-themeli i sallës sportive, ku morën pjesë zëvendëskryeministi i Maqedonisë Abdilaqim Ademi, zëvenësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Lindita Qazimi, kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, deputetët Xhevat Ademi dhe Isen Xhemaili dhe shumë funksionarë të tjerë shtetëror.
"Ndjej kënaqësi që sot në këtë vend hedhim gur-themelin edhe të një objekti kapital për Reçicën e Madhe dhe Tetovën. Vetëm para 1 muaji kur kishim takim me qytetarët e Reçicës së Madhe ju premtuam se këtu do të ndërtojmë sallë sportive dhe ndjej kënaqësi dhe dua të theksojë se gjithmonë sikurse deri tash, edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me ndërtimin e sallave dhe shkollave nëpër rajonet shqipare", deklaroi zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.
Zëvendëskryeministri sqaroi se në Tetovë janë ndërtuar edhe disa salla të tjera sportive ndërsa pritet që së shpejti të përfundojnë edhe punimet e sallës sportive të Gjimnazit të Tetovës, shkollës Tetksile në Tetovë, dhe shkollës fillore në lagjen Drenovec.
Zëvendësministrja Lindita Qazimi sqaroi se ky project është një ndërprjektet e shumta që Ministria e Arsimit është duke realizuar në kuadër të modernizimit të arsimit fillorë dhe të mesëm në Maqedoni.
Zëvendësministrja Qazimi deklaroi se salla në Reçicë të Madhe do të përfundojë në një afat shumë të shkurtër, ndërsa nxënësit dhe qytetarët e Reçicës së Madhe do të kenë mundësi që ta shfrytëzojnë këtë sallë për aktivitete sportive dhe kulturore.
Kryetari i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti u shpreh se Komuna e Tetovës do të përkrahë projektet që bëhen në arsim dhe në sektorët e tjerë në komunën e Tetovës.