Në takim, Pacolli theksoi se Kosova është në një gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe duhet shtuar përpjekjet për tejkalimin e kësaj gjendjeje, me qëllim të përmirësimit sa më të shpejtë të jetës së qytetarëve
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në një takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, gjeneralin Sir Peter Wall.
Mbretëria e Bashkuar është mike e madhe e Kosovës, është pjesë e suksesit të Kosovës, ndaj dhe gëzon respektin dhe falënderimet më të mëdha të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës. Prezenca juaj në vendin tona është shumë me rëndësi për ne, tha presidenti kosovar.
Në takim, Pacolli theksoi se Kosova është në një gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe duhet shtuar përpjekjet për tejkalimin e kësaj gjendjeje, me qëllim të përmirësimit sa më të shpejtë të jetës së qytetarëve.
Një falënderim të veçantë presidenti i vendit i dedikoi ndihmës së vazhdueshme dhe shumë të madhe të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ndihmë kjo shumë domethënëse dhe që vlerësohet shumë lart nga institucionet e vendit tonë. Gjenerali Wall tha se Mbretëria e Bashkuar e ka ndihmuar Kosovën që nga viti 1999 në të gjitha fushat.
Ai tha se këtë e kanë bërë në bashkëpunim me kolegët nga NATO, nga BE, EULEX-i dhe kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në të gjitha fushat. Edhe shefi i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë britanike theksoi se sfidat që ka përpara Kosova janë sfidat ekonomike dhe se vendi i tij do të ofrojë ndihmë në përballimin e këtyre sfidave.(koha)