E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mustafa Bozdemir, drejtor i shoqatës qeveritare Tika shprehu kënaqësinë e Tij për bashkëpunimin e frytshëm më USHT-në dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të angazhohet për realizimin edhe të projekteve të tjera, të cilat drejtpërdrejtë e ndihmojnë Universitetin dhe studentët e të gjitha fakulteteve.
Kryetari i Shoqatės TIKA realizoi njė vizitė me karakter pune nė USHT









Universitetin Shtetëror të Tetovës, sot e vizitoi Mustafa Bozdemir, drejtor i Shoqatës qeveritare Tika nga Republika e Turqisë dhe me këtë rast realizoi një takim pune me Prorektorin për arsim, prof.dr Ismail Ahmedi.

Pasi i uroi mirëseardhje, Prorektori, prof.dr.Ismail Ahmedi, z.Mustafa Bozdemir e falënderoi për kontributin mjaftë të rëndësishëm që Shoqata qeveritare Tika i ka dhënë Universitetit Shtetëror të Tetovës, në modernizimin e teknologjisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies gjatë studimeve në këtë institucion të arsimit të lartë.

"Ne e çmojmë lartë ndihmën që Ju i keni ofruar institucionit tonë dhe në emër të Udhëheqësisë dhe studentëve Ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e sinqerta”, tha Prorektori për arsim, prof.dr. Ismail Ahmedi dhe njëkohësisht drejtorin e Tika-s e njohu edhe me zhvillimet më të fundit në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Kryetari i Shoqatës TIKA realizoi një vizitë me karakter pune në USHT

Mustafa Bozdemir, drejtor i shoqatës qeveritare Tika shprehu kënaqësinë e Tij për bashkëpunimin e frytshëm më USHT-në dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të angazhohet për realizimin edhe të projekteve të tjera, të cilat drejtpërdrejtë e ndihmojnë Universitetin dhe studentët e të gjitha fakulteteve.
Kryetari i Shoqatës TIKA realizoi një vizitë me karakter pune në USHT

Udhëheqësia e Universitetit i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ky angazhim mbetet në mesin e prioriteteve të udhëheqësisë aktuale. Në këtë drejtim vlen të theksohet angazhimi ynë për nënshkrimin e Marrëveshjeve për bashkëpunim me një numër të konsiderueshëm të universiteteve nga vendi, regjioni dhe më gjerë, si: Universitetet nga Republika e Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercogovinës, Gjermanisë, Bullgarisë Italisë etj.

Me të gjitha këto Universitete, bashkëpunimin tonë e kemi shtrirë në shkëmbimin e studentëve, stafit akademik, udhëheqësisë dhe administratës së universitetit, projektet e përbashkëta kërkimore dhe programet mësimore të lëndëve të përfshira në program, shkëmbimi i literaturës së specializuar, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike, pjesëmarrja në aktivitete akademike ndërkombëtare theksoi Prorektori për Arsim, prof. dr Ismail Ahmedi, cili në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë për USHT-së z. Mustafa Bozdemir i dhuroi Pllaketën me gravurën e Universitetit.

Publikuar: 03.03.2011 | 08:05
Lexuar: 772 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime