Nga 26 kompani që morën pjesë më 13 janar në tender, u zgjodhën 13 që përmbushin kërkesat. Nga këto, 7 kanë paraqitur oferta ekonomike, të gjitha me eksperienca të gjata për hapjen e tuneleve. Nga 15.4 miliardë që është fondi limit, ofertat variojnë në një ulje nga 81% e vlerës në 54% të saj, ka saktësuar Olldashi.
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka deklaruar se për procesin e ndërtimit të Tunelit të Elbasanit kanë paraqitur ofertat e tyre 7 kompani.
Në një deklaratë për mediat, Olldashi ka bërë të ditur se për ndërtimin e këtij segmenti rrugor është zgjedhur kostoja më e ulët e fondit limit.